Gjatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrës Shëndetsore nr.10 Sinan M, e mbyll pacienten në zyrën e tij, duke kërkuar ta bindë për të kryer raport seksual.
Ai madje komenton edhe të brendshmet e saj, duke përdorur fjalor vulgar edhe për zyrën e shtetit.
Qytetarja – Ti, për çfarë je i prerë tani?
Dr. Sinan M – Që do të zë, që do jemi bashkë!
Qytetarja – Që do më zësh? Po nuk më zë, o doktor!
Dr. Sinan M – S’ka ndonjë gjë, moj!
Qytetarja – Raki mos pi më, për sot njëherë!
Dr. Sinan M – Këtë, po e pi për ty faktikisht. E piva vetëm për ty. Ulu! S’ka gjë. Ulu, se kam q… ,se pastaj po m’u ngrite, mua ma heq trurin me atë barkun! Edhe me thënë të drejtën aty… Do të them vetëm një diçka!
Qytetarja – Pa më prekur!
Dr. Sinan M – Po mirë, se doktori edhe të prek!
Qytetarja – Po doktori të prek, kur bën vizitën. Në këtë rast, nuk po bëjmë vizitën tani.
Dr. Sinan M – Mirë! Me thënë të drejtën, këtë prerjen këtu, kët’, jo!
Burimi: botasot.info


