lvv ushtron kallezim penal per kryetarin e prizrenit 686c46751e13b

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

July 8, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas tyre, bazuar në hartën zonale, është dëmtuar rëndë destinimi i hapësirës, duke i hapur rrugë ndërtimit të lokaleve afariste në kundërshtim me planifikimin hapësinor. Vetëvendosje ka kërkuar nga Prokuroria ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit Totaj, duke e akuzuar për shkelje të ligjit dhe abuzim me pozitën publike. Komuna e Prizrenit, ndërkohë, ende nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Beni Kizolli, ish-drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, në konferencën për media ka bërë të ditur detajet rreth kallëzimit penal që ka dorëzuar kundër kryetarit  të komunës së Prizrenit, lidhur më projektin për ndërtimin e parkingjeve dhe të lokaleve afariste në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

“Pas kërkesave të një pas njëshme publike të drejtuar kryetarit të komunës për anulimin e projektit i cili kishte planifikuar ndërtimin e një objekti me lokale afariste prej një madhësie prej 6 mijë metra katror fatkeqësisht sot kemi një kontratë të nënshkruar konkretisht një projekt ideor të përzgjedhur dhe një kompani hartuese i cili do të përpunoj këtë projekt ideo deri te projekti detajor”, tha Kizolli.

Kizolli ka deklaruar se bazuar në hartën zonale të Komunës, janë bërë shkelje të qarta të destinimit të hapësirës, çka sipas tij përbën bazë të mjaftueshme që Prokuroria të vlerësojë dhe të ngrejë aktakuzë ndaj kryetarit Shaqir Totaj.

“Duke u bazuar në hartën zonale në përkufizimet e tij shpresoj që shumë shpejt edhe të merren masa të  përkohshme edhe të ngrihet aktakuzë në drejtim të kryetarit të komunës”, shtoi Kizolli.

Nga komuna e Prizrenit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Hartimi i projektit për ndërtimin e parkingjeve dhe të lokaleve afariste te Shtëpia e Bardhë në Prizren, komunës do t`i kushtojë rreth 92.9000 euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne cucer sandeve per shuarrjen e zjarrit jane hedhur mbi 45 ton uje me helikoptere policore 686c45fd69dac
Lajmi i mëparshëm

Në Çuçer Sandevë për shuarrjen e zjarrit janë hedhur mbi 45 ton ujë me helikopterë policorë

klima ndizet e fiket vete zbuloni shkakun qe shumica e njerezve nuk e dine 686c47a143721
Lajmi i radhës

Klima ndizet e fiket vetë? Zbuloni shkakun që shumica e njerëzve nuk e dinë

Të fundit nga

ShkoLartë