lvv nuk merr pjese ne seancen per buxhetin ne prishtine 68d3a81411e91

LVV nuk merr pjesë në seancën për buxhetin në Prishtinë

September 24, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që sipas tyre është thirrur të mbahet sot për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Sipas Vetëvendosjes, kryetar i Kryeqytetit, Përparim Rama, “e ka sjellë për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal e qytetarët e Prishtinës”.

“Mungesë totale e transparencës. Dokumenti më i rëndësishëm i Kuvendit, buxheti për vitin pasues, nuk mund të trajtohet si pronë personale e tij”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kësaj partie, në këtë projektbuxhet janë përfshirë edhe projekte që “tashmë janë objekt hetimesh nga organet e drejtësisë, por edhe projekte të tjera të fryra, të paarsyetuara dhe të hartuara vetëm për të mbuluar gjurmët e keqpërdorimeve të deritanishme”.

Në komunikatën e LVV-së thuhet se ky është një buxhet që tenton të fshehë “skandalet e vjetra dhe të prodhojë skandale të reja”.

“Ne nuk kemi votë për të legalizuar mashtrimet politike të Përparim Ramës dhe drejtorëve të tij”, tha LVV-ja.

Sipas Vetëvendosjes, buxheti i Prishtinës duhet të jetë instrument zhvillimi për qytetarët, “jo mjet për mbijetesën politike të Përparim Ramës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kantieri i gjimnazit te ri rama nje investim qe do te mireprese mbi 800
Lajmi i mëparshëm

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

si te jepni keshilla me te mira ne pune 68d3a9317e4ea
Lajmi i radhës

Si të jepni këshilla më të mira në punë

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë