lvv ja e kundershton certifikimin e listes serbe per zgjedhjet lokale 68a73da9224ae

LVV-ja e kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

August 21, 2025
1 minut lexim

Një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, Sami Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Kurteshi e ka kundërshtuar kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

“Ky luan rol dyfish”, tha Kurteshi. “Ky punon në institucione të një shteti që ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republikës së Kosovës”.

Zyra e Partive Politike në KQZ – e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drita eshte nje hap larg per te shkruajtur historine 68a73da56fcf9
Lajmi i mëparshëm

Drita është një hap larg për të shkruajtur historinë

lirimi i hapesirave publike rama ndan videon e radhes nuk eshte aksion por faza e pare e nje transformimi per vendin 68a73e4474437
Lajmi i radhës

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Nuk është aksion, por faza e parë e një transformimi për vendin

Të fundit nga

ShkoLartë