lushtaku nuk pendohet eskalon edhe me shume me gjuhe skandaloze i them albinit lidhi keto kdrat se boll eshte 6931ff9564619

Lushtaku nuk pendohet, eskalon edhe më shumë me gjuhë skandaloze: I them Albinit, lidhi këto k*drat se boll është!

December 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka eskaluar me gjuhën e përdorur ndaj Vetëvendosjes dhe veçanërisht ndaj ish-deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, për, siç tha ai, përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe akuzave të pabazuara ndaj tij.

Në një prononcim në Debat Plus, Lushtaku theksoi se deri më tani ka qëndruar i rezervuar, por tashmë nuk do të tolerojë më sulme ndaj tij pa prova.

“Nëse dikush e ka fut këtë gjuhë të urrjetjes është pikërisht VV-ja. Nuk jemi ne, asnjëherë nuk jam dal me sha ose me fy dikën, kam qenë shumë i kujdesshëm deri më tani. Unë mendoj secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte, pa argumente tash e mas e kam menen me iu kundërpërgjigj. Nuk ka mundësi që një deputete me fy e me sha, me njollos e përballtë. E unë me nejt e me pa si spektatorë çka po thotë ajo. Në lagjen Lushatku, minumi ka 2 ose 3 ushtarë, ka dëshmorë… nëse dikush e ka filluar dikush është VV-ja dhe zonja Matoshi. E unë i them Albin: lidhi këto k#drat se boll është”, ka thënë Lushtaku.

Vlen të ceket që gjatë një prononcimi për media, pas marrjes së mandatit si kryetar komune, Lushtaku u shpreh se niveli i deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, “i ngjan shtëpive publike më shumë sesa një ligjvënëse”.

“Unë mendoj që qaj është niveli i saj… niveli i znj. Matoshi është sikurse del prej një shtëpie publike, e jo që është një deputete dhe ka përgjegjësi për fjalën e saj”, ka thënë Lushtaku gjatë ditës.

Këto fjalë erdhën pasi Matoshi, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, e kishte ndërlidhur Lushtakun me përballjen politike mes VV-së dhe PDK-së në Mitrovicë.

“O flaka me ju dal krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!”, ishte njëri nga disa postimet e Matoshit kundër Lushtakut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsenal dhe real madrid ne gare per talentin e juventusit 6931ff933c34c
Lajmi i mëparshëm

Arsenal dhe Real Madrid në garë për talentin e Juventusit

fiks fare tre vite dhune tre shkolla te ndryshuara dhe asnje zgjidhje 11 vjecari bullizohet dhe dhunohet institucionet bejne sehir 6932002400a34
Lajmi i radhës

Fiks Fare/ Tre vite dhunë, tre shkolla të ndryshuara dhe asnjë zgjidhje. 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet, institucionet bëjnë sehir

Të fundit nga

ShkoLartë