lushaku kritikon vv ne po pengohet vazhdimi i konstituimit te kuvendit 6aa147b316508

Lushaku kritikon VV-në: Po pengohet vazhdimi i konstituimit të Kuvendit

September 9, 2026
1 minut lexim

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mosvazhdimin e procedurës së votimit për nënkryetarët e Kuvendit.

Lushaku e ka cilësuar situatën si të paprecedentë, duke thënë se grupi më i madh parlamentar po pengon vazhdimin e procesit në mungesë të përkrahjes për propozimet e partive të tjera.

“Kjo është situatë e paprecedentë ku nuk vazhdohet konstituimi në mungesë të përkrahjes nga grupi më i madh për propozimet për nënkryetarë që i kanë bërë partitë e tjera”, tha Lushaku.

Ajo tha se LDK-ja e ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit, duke vlerësuar se përgatitja e tij do t’i sillte nder Kuvendit të Kosovës.

“Ne si parti politike kemi obligim t’i japim propozimet tona më të mira. E kemi propozuar Kujtim Shalën sepse besojmë që përgatitja e tij i jep nder Kuvendit të Kosovës dhe i kemi qëndruar prapa propozimit tonë”, deklaroi ajo pas përfundimit të seancës konstituive.

Lushaku theksoi se Kosova tashmë është jashtë afateve kushtetuese dhe se, sipas saj, përgjegjësia për mosvazhdimin e procesit bie mbi Vetëvendosjen.

“Grupi më i madh parlamentar po harron që jemi veç jashtë afateve kushtetuese dhe jemi në një situatë ku, për dëshirën e mirë, po ia japim mundësinë Kosovës, dhe sot nuk po bëhet kjo për fajin e VV-së”, tha Lushaku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

file 00000000eaf881f49bec4fe7df366622
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja nxjerr në pah Agon Feratin, akademikja që ka këshilluar president amerikan e shpërndan: Çfarë fshihet pas një fotografie?

zjarri perfshin zonen e bagos ne kavaje flaket i afrohen banesave kerkohet nderhyrja nga ajri 6aa1482fccc0a
Lajmi i radhës

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Të fundit nga

ShkoLartë