Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta që po zgjasin për rreth një muaj në Prizren kanë bërë që niveli i ujit në Lumbardh një nga simbolet e qytetit, të bjerë ndjeshëm.
Si pasojë e tërheqjes së ujit, janë shfaqur gurët në shtratin e lumit dhe ai ka marrë pamjen e një kënete të vogël.
Kur krahasohet me pamjet e rreth dy muajve më parë, atëherë niveli i ujit ishte mjaft i lartë.
Por gjendja e tanishme e lumit tregon qartë për një tërheqje të konsiderueshme të ujërave.
Tërheqja e ujit dhe shfaqja e gurëve ka shtuar shqetësimet, si për ekosistemin, ashtu edhe për banorët e zonës.
Në një video, dallohet qartë ndryshimi mes gjendjes aktuale dhe asaj të mëparshme të lumit.
Burimi: botasot.info


