lume parash per superstraden tjeter tender 1 4 miliarde leke per tirane durres 69689935a35f1

“Lumë” parash për superstradën, tjetër tender 1.4 miliardë lekë për Tiranë-Durrës

January 15, 2026
1 minut lexim

Arredimi dhe rikualifikimi urban i superstradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës, deri në urën e Limuthit parashikohet të kushtojë rreth 1.4 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin që përfshin fazat I, II dhe III, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Ndërkaq, brenda këtij muaji pritet të hapen për qarkullimin e automjeteve korsitë e reja që janë ndërtuar në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit. Më hërët përfaqësues të ARRSH-së kanë deklaruar se kjo të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur, por pritshëmritë janë që të mos ketë pengesa. Hapja për qarkullimin e automjeteve do të bëhet përpara afatiti kontraktual, pasi njëra prej tyre e ka afatin deri në maj dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, kontrata e tretë është nënshkruar gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2025, por synohet që brenda vitit të ketë rezultate konkrete. Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

48 vjece dhe me ne forme se kurre kengetarja e famshme ndez rrjetin 69683231e62de
Lajmi i mëparshëm

48 vjeçe dhe më në formë se kurrë, këngëtarja e famshme “ndez” rrjetin

fillon zbatimi strikt i ligjit per komunikacionin dhe i ligjit per te huajt ne kosove 69689a9ee664f
Lajmi i radhës

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë