lumbardhi i decanit me objekt te ri shkollor 68b5fe5c037a3

Lumbardhi i Deçanit me objekt të ri shkollor

September 1, 2025
min lexim

Shkollarët e Lumbardhit të Deçanit, këtë vit shkollor e nisën në objekt të ri. Janë rreth 200 nxënës që nisën rrugëtimin e dijes në shkollën e re, ndërkohë që gjatë katërvjeçarit që po e lëmë pas, në komunën e Deçanit në infrastrukturën shkollore, përfshirë këtu edhe çerdhet, janë investuar rreth 6 milionë euro.

Fillimin e vitit të ri shkollor rreth rreth 200 nxënës të shkollës fillore e mesme e ulët “Lan Selimi” Në Lumbardh, e nisën në objektin e ri të shkollës. Për t’i uruar nga afër, pos krerëve të pushtetit lokal, nuk mungoi as e para e digasterit të arsimit. Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, uroi mbarësi për nxënësit dhe mësimdhënësit drejtë rrugëtimit të edukimit dhe dijes.

“Në ditët si kjo kur fillon një vit i ri shkollor jemi të gjithë bashkë duke uruar më të mirën për fëmijët tanë, duke iu dëshiruar në radhë të parë shëndet e pastaj suksese në rrugëtimin e tyre në edukim dhe arsimim. Po ashtu uroj mësimdhënësit për punën e palodhur që e bëjnë çdo ditë me nxënësit, me fëmijët dhe ashtu siç u përmend e që është e ditur tani me prindërit për bashkëpunimin e tyre të çmuar me mësimdhënësit”, tha Nagavci.

“Më lejoni që në emër timin, në emër të gjithë qytetarëve të Deçanit të falënderoj ministren, kabinetin e saj që sot na kanë nderuar që janë në Deçan edhe ku e fillojmë këtë vit shkollor me një diçka që është tepër madhështore për krejt neve, përurimin e kësaj shkolle”, tha Bashkim Ramosaj, kryetari Deçanit.

Të dashur nxënës, këtu do mësoni, do rriteni, do ëndërroni. Kjo shkollë është ndërtuar për ju dhe të ardhmen tuaj”, tha Burim Lekaj, drejtor i SHFMU “Lan Selimi” Lumbardh.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit vunë në pah se vlera e këtij projekti ka koston e mbi 950 mijë euro, ndërkohë që vetëm gjatë katërvjeçarit që po e lëmë pas, në komunën e Deçanit në infrastrukturën shkollore përfshirë këtu edhe çerdhet janë investuar rreth 6 milion euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish kryeministri cek sulmohet gjate nje tubimi shtrohet ne spital 68b5f927d12c9
Lajmi i mëparshëm

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi, shtrohet në spital

shkencetaret zbulojne sekretin dashuria eshte me e embel heren e dyte 68b5ff9024a5f
Lajmi i radhës

Shkencëtarët zbulojnë sekretin: Dashuria është më e ëmbël herën e dytë

Të fundit nga

ShkoLartë