lumbardhi flet per kandidimin dua qe te prezentohem si partiak 6942d7b198986

Lumbardhi flet për kandidimin: ‘Dua që të prezentohem si partiak’

December 17, 2025
1 minut lexim

Ish-fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt karrierës së tij politike.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardhi ka folur pasi garës iu fut për herë të dytë, po me numrin 77 në listë.

Në një prononcim për mediumin “Demos”, ai foli për pjesmarrjen e tij në LDK.

Gjatë bisedës, Lumbardhi u shpreh se dëshira e tij kryesore është që tashmë të shihet me një profil të ri nga publiku.

Ai theksoi se synon të prezantohet para popullit si një “partiak” dhe njeri i angazhuar në proceset politike, duke dashur që fokusin ta ketë brenda strukturave të LDK-së.

Megjithatë, si ish-fitues i BBVK2, ai nuk mund t’u shpëtonte pyetjeve rreth edicionit aktual të këtij formati.

Lumbardhi konfirmoi se e ndjek rregullisht programin, madje tregoi se ka një lidhje miqësore me një prej banorëve. “Kushtrimin e kam shok,” tha ai, duke treguar mbështetjen për mikun e tij që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ndërsa për preferencat e tij mes banorëve, Lumbardhi nuk hezitoi të përmendte dy emra që i pëlqejnë më shumë në lojën e tyre. Ai zbuloi se banorët e tij të preferuar për këtë vit janë Londrimi dhe Elijona, të cilët sipas tij po spikasin në këtë garë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk hap fushaten ne prizren uran ismaili ben ftese per bashkim 6942d68eb411c
Lajmi i mëparshëm

PDK hap fushatën në Prizren, Uran Ismaili bën ftesë për bashkim

kryetari i alternatives ne akademine solemne te ut se 6942e135086a2
Lajmi i radhës

Kryetari i Alternativës në Akademinë solemne të UT-së

Të fundit nga

ShkoLartë