lulzim basha paraqitet ne spak 69038c7591aaf

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

October 30, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e SPAK. Basha është thirrur në SPAK nga prokurori Alfred Shehu.



Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim. Tashmë SPAK, ka dosjen në dorë të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm.

Familjarët e 4 dëshmorëve, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj kërkojnë të dënohen urdhëruesit dhe zbatuesit e kësaj vrasje shtetërore në mes të ditës, në mes të bulevardit përpara kryeministrisë 14 vite më parë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

holande bie ekstremi i djathte wilders mbetet jashte qeverise 69038967ca751
Lajmi i mëparshëm

Holandë, “bie” ekstremi i djathtë, Wilders mbetet jashtë qeverisë

ne qkuk kryhet nje intervenim kirurgjik i rralle 69038e91b4d2a
Lajmi i radhës

Në QKUK kryhet një intervenim kirurgjik i rrallë

Të fundit nga

ShkoLartë