luledielli sfidon thatesine fermeret presin rendiment rekord kete vit 68a6b8f3d207d

Luledielli sfidon thatësinë, fermerët presin rendiment rekord këtë vit

August 21, 2025
min lexim

Përkundër verës së thatë dhe mungesës së reshjeve, luledielli këtë vit po lulëzon si rrallëherë më parë. Ekspertët bujqësorë thonë se prodhimi i farës pritet të tejkalojë vitet paraprake, duke ofruar cilësi më të lartë dhe rendimente më të mëdha.

Kultivuesit, ndërkohë, shprehen të kënaqur jo vetëm me rezultatet në arë, por edhe me mbështetjen përmes subvencioneve shtetërore, duke e cilësuar lulediellin si një nga kulturat më profitabile të këtij sezoni.

Njëri prej tyre është Patriot Sejdiu nga Komuna e Podujevës, i cili këtë vit ka të mbjella rreth 100 hektarë me lulediell. Në total, familja e tij punon mbi 400 hektarë tokë bujqësore me lulediell, grurë dhe misër.

“Edhe pse vera ishte e thatë, te luledielli nuk kemi parë dëmtime të dukshme. Rendimentet po duken të mira dhe presim prodhim më të lartë se vitin e kaluar,” tha Sejdiu për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Ai thotë se kjo kulturë jo vetëm që i reziston thatësisë gjatë fazës së zhvillimit dhe pjekjes, por është e qëndrueshme edhe ndaj temperaturave të ulëta gjatë mbjelljes, çka e bën atë më të favorshme se shumë kultura të tjera bujqësore.

“Luledielli nuk ka vlerë vetëm për njeriun dhe kafshët si ushqim, por është burim i rëndësishëm për bletët dhe insektet e tjera që luajnë rol kyç në ekosistem. Përveç kësaj, rrënjët e thella ndihmojnë ajrosjen dhe përmirësojnë cilësinë e tokës,” shton Sejdiu.

Megjithatë, ai ngre edhe një shqetësim: atë të tregut të pasigurt për shitjen e farës.

“Nëse do të kishim një treg të qëndrueshëm dhe të sigurt për shitje, ne do të dyfishonim hapësirat e mbjella. Subvencionet nga shteti janë të mira, por çmimi i shitjes së farës ende mbetet sfidë,” u shpreh ai.

Rritjen e rendimenteve e konfirmon edhe profesori i kulturave lavërtare në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, Imer Rusinovci.

Ai thotë se luledielli është një kulturë që jo vetëm u sjell përfitime të drejtpërdrejta fermerëve, por edhe kontribuon në ruajtjen dhe pasurimin e tokës.

“Sivjet rendimentet janë më të larta. Kultivimi i lulediellit është mjaft profitabil për bujqit, pasi përveç prodhimit të qëndrueshëm, kjo kulturë ul edhe shpenzimet për mbjelljet e radhës. Krahasuar me kulturat e tjera, luledielli ofron shumë avantazhe dhe përfitime, duke filluar nga rezistenca klimatike e deri te roli i tij në ekosistem,” tha Rusinovci për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 7
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Investim historik për Çairin, më në fund do të fillojë puna për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”

ish i dashuri i jessica albes cash warren ne nje romance te re me modele 20 vjet me te re 68a6ba11e6d74
Lajmi i radhës

Ish i dashuri i Jessica Albës, Cash Warren në një romancë të re me modele 20 vjet më të re

Të fundit nga

ShkoLartë