sotir karposh

Lukrovski: Karposhi është i robëruar nga interesat private, qytetarët duan fundin e betonizimit dhe të fjalëve të rreme

October 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit nga VMRO-DPMNE, Sotir Lukrovski, deklaroi se komuna është robëruar nga interesat private që kanë shndërruar hapësirat e gjelbra në kantiere ndërtimi, dhe se ka ardhur koha që Karposhi të ketë një politikë të re – transparente, moderne dhe në interes të qytetarëve.

“Në ditët e fundit po dëgjojmë përpjekje qesharake për manipulim. Të njëjtët njerëz që e drejtojnë komunën prej vitesh, tani përpiqen të më paraqesin si pjesë e ndonjë historie të errët. Unë nuk e drejtoj komunën – ata e drejtojnë, dhe pikërisht aty qëndron problemi,” deklaroi Lukrovski.

Ai theksoi se pikërisht udhëheqja aktuale i ka kthyer hapësirat e gjelbra në kantiere ndërtimi dhe me plane urbanistike të dyshimta ka shkatërruar pamjen e komunës.

“Nën drejtimin e tyre po planifikohet një ‘përbindësh betoni’ pranë ‘Alumina’-s, pesë ndërtesa në ‘Prashka’, zgjerimi i ‘Nastel’-it, qendra tregtare para ‘Gorenje’-s dhe City Mall-it, si dhe një ndërtesë e re para qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’,” tha ai.

Sipas Lukrovskit, këto plane urbanistike miratohen “në fshehtësi”, me pasoja serioze për cilësinë e jetës në Karposh, ndërsa udhëheqja aktuale “shpik tregime për ‘Shkupin mbi ujë’ dhe ‘Karposhin mbi ujë’ për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta.”

“Karposhi nuk do më fjalë boshe dhe akuza të rreme. Unë ofroj një plan për një komunë transparente dhe moderne, me ajër të pastër, zhvillim urban të rregullt dhe fund të tenderëve partiakë. Kjo nuk është premtim – është detyrim,” theksoi Lukrovski.

Ai shtoi se “Karposhi nuk është firmë private e askujt, por komunë e qytetarëve,” duke paralajmëruar se “kjo do të bëhet realitet sapo të marrë funksionin e kryetarit të komunës.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora mahnit me look un e ri biond ne stilin e marilyn monroe 68fe11744c7bb
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora mahnit me look-un e ri biond në stilin e Marilyn Monroe

filipce paralajmeroi ndryshime politike dhe kadrovike ne lsdm 68fe22112363e
Lajmi i radhës

Filipçe paralajmëroi ndryshime politike dhe kadrovike në LSDM

Të fundit nga

ShkoLartë