lukoil ne liste te zeze per tendere ne maqedonine e veriut 696674f950f07

Lukoil në “listë të zezë” për tenderë në Maqedoninë e Veriut

January 13, 2026
1 minut lexim

Shkup, 13 janar – Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë përjashtuar kompaninë e naftës “Lukoil Maqedonia” nga pjesëmarrja në prokurimet publike për gjashtë muaj, deri në qershor 2026, për shkak të mosdorëzimit të një garancie bankare për një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes.

Byroja për Prokurime Publike bëri të ditur se ndalimi hyri në fuqi më 17 dhjetor dhe vlen për të gjitha tenderët e institucioneve shtetërore dhe lokale.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se kompania, megjithëse ishte shpallur ofertuesi më i favorshëm për furnizim me produkte nafte për automjete dhe pajisje ushtarake, nuk arriti të sigurojë garancinë bankare të kërkuar.

Lukoil ka deklaruar se pamundësia për sigurimin e garancisë lidhet me sanksionet e SHBA-së ndaj kompanisë mëmë ruse, të vendosura nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), të cilat, sipas saj, prekin edhe filialet jashtë Rusisë.

Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurime Publike hodhi poshtë ankesën e kompanisë dhe konfirmoi vendimin e autoriteteve.

Lukoil operon rreth 40 pika karburanti në Maqedoninë e Veriut dhe ka njoftuar se po shqyrton shitjen e aseteve të saj jashtë Rusisë pas përshkallëzimit të sanksioneve për shkak të luftës në Ukrainë.(INA)

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamela anderson rikthehet te rrenjet e saj si bjonde bombastike ne golden globes 2026 696670316c252
Lajmi i mëparshëm

Pamela Anderson rikthehet te rrënjët e saj si bjonde bombastike në Golden Globes 2026

per 103 per qind rritet numri i turisteve te huaj ne periudhen janar nentor te vitit 2025 6966767c95c64
Lajmi i radhës

Për 10,3 për qind rritet numri i turistëve të huaj në periudhën janar-nëntor të vitit 2025

Të fundit nga

ShkoLartë