lukashenko raketa oreshnik eshte ne bjellorusi do vihet ne sherbim luftarak 69445973bb2ed

Lukashenko: Raketa “Oreshnik” është në Bjellorusi, do vihet në shërbim luftarak

December 18, 2025
1 minut lexim

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se nga e mërkura raketa balistike ruse “Oreshnik” është vendosur në Bjellorusi. Gjatë fjalës së tij në konferencë për shtyp, Lukashenko u shpreh se “Oreshnik” do të vendoset në shërbim luftarak.

Në gusht, homologu i tij rus Vladimir Putin njoftoi se Moska kishte filluar prodhimin masiv të kësaj rakete të gjeneratës së fundit, të aftë të mbante një kokë bërthamore. Putin deklaroi se Moska mund ta vendoste atë në Bjellorusi deri në vitin 2025.

Minsk la të kuptohej në gusht se stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë do të përfshinin raketat Oreshnik. Ushtimet e përbashkëta ushtarake të zhvilluara në shtator kanë shkaktuar shqetësim midis shteteve anëtare të NATO-s.

Në nëntor 2024, Rusia përdori për herë të parë Oreshnikun për të bombarduar një fabrikë ushtarake në qytetin e Dniepros në Ukrainën qendrore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamberi takon ambasadorin canaj diskutohen ceshtjet e lugines se presheves 6944596d4db2e
Lajmi i mëparshëm

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

gjerat qe duhet te praktikoni per nje fundvit fatsjelles 69446172546a5
Lajmi i radhës

Gjërat që duhet të praktikoni për një fundvit fatsjellës

Të fundit nga

Sa kushton një ‘ushtri’ botësh në internet?

Manipulimi në rrjetet sociale dhe platformat online është kthyer në një biznes të mirëfilltë, ndërsa çmimi i krijimit të një “ushtrie” botësh ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Këtë e tregon
ShkoLartë