luizi i ka dy fjale per telefonaten kiara olta 68ef74d25ea96

Luizi i ka dy fjalë për telefonatën Kiara-Olta

October 15, 2025
1 minut lexim

Në ‘Goca dhe gra’, Kiara Tito surprizoi publikun me një telefonatë të papritur me Oltën Gixharin, ish-banoren me të cilën kishte pasur përplasje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Dyshja u dëgjuan këtë herë duke komunikuar me tone të qeta e miqësore, duke i befasuar të gjithë.

Ajo e përshëndeti Kiarën me fjalët: “Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin.” Nga ana tjetër, Kiara i shprehu kujdes dhe e pyeti për shëndetin, pasi kohët e fundit ishte raportuar se Olta kishte pasur një problem me syrin.

Pak pas transmetimit, reagimi i Luiz Ejllit nuk vonoi. Ai publikoi në Instastory një shkrim me nota ironie, ku shkroi: “Më shpejt e nxori regjija foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, mqs kështu ishte edhe tema.”

Me këtë reagim, Luizi duket se ka thumbuar mënyrën se si u realizua momenti, duke nënkuptuar se gjithçka mund të ketë qenë e përgatitur.

Ky koment ka ndezur rrjetin dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes treshen më të komentuar të reality show-t: Luizi, Kiara dhe Olta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bie numri i lindjeve ne gusht 2025 krahasuar me muajin korrik 68ef73afca6ef
Lajmi i mëparshëm

Bie numri i lindjeve në gusht 2025, krahasuar me muajin korrik

DARKO 1 1
Lajmi i radhës

Kostovski: Vizbegu po rilind, asfaltohen 6 rrugë të reja, asnjë qytetar nuk do të mbetet i harruar! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë