luiz ejlli ngushellon familjen e gjestit gjate varrimit 68d82a51cdb1d

Luiz Ejlli ngushëllon familjen e Gjestit gjatë varrimit

September 27, 2025
1 minut lexim

Sot në fshatin Pavlan të Pejës iu dha lamtumira e fundit 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me katërçikletë.

Mes dhimbjes së madhe që ka prekur familjen Kelmendi dhe të gjithë të afërmit, në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë fytyra publike e ish-banorë të Big Brother VIP Albania e Big Brother VIP Kosova.

Në mesin e tyre ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, këngëtari Luiz Ejlli, i cili u pa teksa ngushëllonte babain e Gjestit.

Fotografitë e publikuara tregojnë momentet prekëse, ku Luizi me shumë respekt dhe dhimbje i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi.

Prania e tij në këtë ditë të rëndë ishte një gjest solidariteti dhe mbështetjeje për Gjestin dhe familjen e tij, duke treguar se dhimbja e humbjes së një jete të re ka prekur gjithë shoqërinë.Ceremonia u zhvillua në prani të qindra qytetarëve, miqve, kolegëve dhe figurave publike që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e Eldionit dhe për të qenë pranë familjes së pikëlluar në këtë moment të vështirë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

largohen lodrat afer qkuk se rama hapesirat publike po u kthehen qytetareve 68d82934794a5
Lajmi i mëparshëm

Largohen lodrat afër QKUK-së, Rama: Hapësirat publike po u kthehen qytetarëve

556001383 1343547550464445 3325749627809320053 n
Lajmi i radhës

Dimitrievski: Mbështetje e madhe në hapjen e shtabit në lagjen Sredorek

Të fundit nga

ShkoLartë