luftimet mes qeverise siriane dhe kurdeve ne siri i derguari i shba se i ben thirrje paleve te ulin tensionet 6960b365aa171

Luftimet mes qeverisë siriane dhe kurdëve në Siri, i dërguari i SHBA-së i bën thirrje palëve të ulin tensionet

January 9, 2026
1 minut lexim

I dërguari i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i bëri thirrje të martën ushtrisë siriane dhe luftëtarëve kurdë që t’i japin fund luftimeve të ashpra në qytetin e Alepos.

Përleshjet, të cilat kanë nxjerrë mijëra kurdë në rrugë, mund të marrin një dimension rajonal, teksa Turqia thotë se është gati të ndërhyjë në anën e autoriteteve siriane dhe Izraelit që mbron kurdët.

“Ne apelojmë urgjentisht për të ndaluar armiqësitë dhe për të vendosur mbrojtjen e jetës dhe pronës së civilëve mbi të gjitha konsideratat e tjera”, shkroi i dërguari i SHBA-së Tom Barak në X, duke theksuar se Uashingtoni po e monitoron situatën me “shqetësim të thellë”.

Barak vuri në dukje se SHBA-të dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ndihmojnë në përpjekjet për të ulur tensionet midis trupave qeveritare dhe forcave kurde, të cilat përfshijnë Forcat Demokratike Siriane.

“Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje urgjente udhëheqjes së qeverisë siriane, SDF-së, autoriteteve lokale në zonat e kontrolluara nga kurdët dhe të gjithë aktorëve të armatosur në terren, të ndërpresin armiqësitë, të ulin menjëherë armët dhe të angazhohen për uljen e tensioneve”, shtoi Barak në postimin e tij.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dite zie ne zvicer ne kujtim te viktimave te zjarrit ne crans montana 6960b1b47da5e
Lajmi i mëparshëm

Ditë zie në Zvicër në kujtim të viktimave të zjarrit në Crans-Montana

qytetaret te permbytur rama beni durim nuk eshte nevoja per britma 6960b67246802
Lajmi i radhës

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Të fundit nga

ShkoLartë