lufta trump inspektime berthamore ne iran ose nderpresim bisedimet 6a3bf7e9ebe0e

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

June 24, 2026
min lexim

Irani dhe SHBA kanë ngritur në distancë, pikëpyetje nëse agjencia botërore për energjinë bërthamore do të kryejë inspektime në centralet atomike në Iran.



Të martën ministria e Jashtme në Teheran tha se nuk do të pranojë inspektime të tilla.

Por kjo sipas Presidentit amerikan do të sillte një ndërprejre të negociatave. Trump siguron se kjo do të ndodhë, edhe pse thekson se nuk ka nxitim.

“Ata e dinë që e kanë gabim në këtë pikë. Na e kanë thënë brenda dhe ne e kemi të regjistruar 100% për inspektimet. Dhe nëse ata do të kishin të drejtë, unë do t’i anuloja takimet menjëherë. Inspektimet do të ndodhin në kohën e duhur. Nuk ka nxitim, por ata do të jenë në terren”, deklaroi Presidenti Trump.

Në të njëjtën linjë me Presidentin amerikan ishte edhe drejtori i Agjencisë së Energjisë Bërthamore të OKB, Rafael Grossi, i cili tha se inspektimet janë të përfshira në memorandum dhe do të ndodhin.

Pikë tjetër e brishtë e zbatimit të memorandumit SHBA-Iran është edhe armëpushimi në Liban. Të martën në mbrëmje Izraeli dhe Libani zhvilluan bisedime të ndërmjetësuara nga DASH në Uashington për rreth 8 orë që do të vijojnë sërish këtë të mërkurë.

Palët nuk shpërndanë një deklaratë të përbashkët, por Sipas The Times of Israel, Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite nga jugu i Libanit, të cilat do të zëvendësoheshin nga ushtria libaneze me vështirësinë që Benjamin Netanyahu ka ofruar duke thënë se ushtria e izraelit do të qëndrojë në territorin e jugut libanez. Presioni amerikan për një tërheqje izraelite lidhet me përpjekjet e Uashingtonit për të konsoliduar memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar me Iranin javën e kaluar.

Senati në SHBA miratoi të martën një rezolutë ku i kërkon presidentit Trump t’i japë fund luftës në Iran ose të kërkojë autorizimin e Kongresit për ta vazhduar atë.

Megjithatë, votimi me 50 vota pro dhe 48 kundër, ku katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve, nuk përbën një detyrim ligjor për Trump. Ai përbën një shkëputje të rëndësishme të Kongresit të kontrolluar nga republikanët nga presidenti që deri më tani është përballur me pak rezistencë nga partia e tij, veçanërisht në çështjet e luftës dhe sigurisë kombëtare.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

filipce lsdm rriti pagat tani le te rrise qeveria pagat ne arsim dhe kujdes shendetesor me 40 6a3beafe86c88
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: LSDM rriti pagat, tani le të rrisë Qeveria pagat në arsim dhe kujdes shëndetësor me 40%

WhatsApp Image 2026 06 24 at 5.58.31 PM 1
Lajmi i radhës

Lok Komoni sjell ‘Daut Haradinaj’, i këndon legjendës së gjallë

Të fundit nga

ShkoLartë