lufta rusi ukraine armiku i putinit probleme madhore me financuat dhe rekrutimin te ulet ne negociata 68ac4e2c1bdaf

Lufta Rusi-Ukrainë/ Armiku i Putinit: Probleme madhore me financuat dhe rekrutimin, të ulet në negociata!

August 25, 2025
1 minut lexim

Dikur njeriu më i pasur i Rusisë, Mikhail Khodorkovsky, kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak të përplasjes me Vladimir Putinin, ndërsa aktualisht jeton në Londër.

Ish manjati i naftës mbetet sidoqoftë një nga opozitarët më të zëshëm të Kremlinit. Khodorkovsky  mendon se Putin ka arsye të forta për të menduar seriozisht uljen në tryezën e negociatave për fundin e luftës. “Problemet ekonomike dhe ato të rekrutimit po shtohen. Edhe territoret e pushtuara në Ukrainë po kthehen në barrë financiare. Vetëm për rindërtimin duhen të paktën 200-300 miliardë dollarë, pa llogaritur koston e mbajtjes së miliona banorëve që kanë mbetur atje, kryesisht të moshuar dhe njerëz në nevojë”, është shprehur ai.

Ish bosi i Jukos-it paralajmëron se Putini mund të përballet me trazira sociale nëse përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi Donbasin.

“Ka marrë mbi vete një problem shumë më të madh se Çeçenia. Ukrainasit janë mësuar të kërkojnë të drejtat e tyre, ndryshe nga rusët që i kanë humbur këto reflekse”, shton ai.

Për marrëdhënien e Kremlinit me Donald Trump, Khodorkovsky është i qartë: “Putin e kupton që Trump është presidenti më i favorshëm që mund t’i bjerë përballë. Ky është momenti më i mirë për të ruajtur atë që ka pushtuar dhe për të fituar legjitimitet ndërkombëtar. Por Putini është edhe i kujdesshëm, i frikësohet të kalojë ndonjë vijë të kuqe përballë Trumpit”.

Në lidhje me opinionin publik rus, ai thekson se vetëm 30% mbështesin realisht luftën, kryesisht të moshuar. Pjesa tjetër është e painteresuar ose kundër, por e frikësuar nga pasojat e një humbjeje. Sa i përket ushtrisë, Kremlini po mbush radhët me të rinj të detyruar të firmosin si “vullnetarë”.

“Është një mashtrim i rrezikshëm për qeverinë. Putini mund ta vazhdojë luftën edhe për ca kohë, por gjithnjë e më me vështirësi”, thotë Khodorkovsky.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dasma kthehet ne tragjedi gjyshi i nuses nderron jete ne mes te salles 68ac4c74a7ba9
Lajmi i mëparshëm

Dasma kthehet në tragjedi, gjyshi i nuses ndërron jetë në mes të sallës!

qmk regjistrohen shtate zjarre ne mbiente te hapura dy ende aktive 68ac4f9a7161e
Lajmi i radhës

QMK: Regjistrohen shtatë zjarre në mbiente të hapura, dy ende aktive

Të fundit nga

ShkoLartë