lufta po vjen wall street journal shba sulmoi nje anije kineze qe shkonte ne iran 693d8b6587958

“Lufta po vjen”, Wall Street Journal: SHBA sulmoi një anije kineze që shkonte në Iran

December 13, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara, sipas Wall Street Journal kanë goditur në Oqeanin Indian një anije të nisur nga Kina drejt Iranit, me argumentin e bllokimit të një trafiku të mundshëm armësh mes dy vendeve. Media e njohur thotë se operacioni u krye nga forcat speciale amerikane.

Në shkrim theksohet se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin gjurmuar lëvizjet e anijes së mallrave të nisur nga një port kinez me destinacion Republikën Islamike. Në bord kishte pajisje me përdorim të dyfishtë, që do të thotë teknologji e përshtatshme si për përdorim civil ashtu edhe për ushtarak. Kur anija kaloi në jug të Sri Lankës, një ekip i Forcave Speciale, me shumë mundësi i mbështetur nga njësitë e Marinës Amerikane, nisi sulmin. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, por është mësuar vetëm tani.

Wall Street Journal vëren se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin taktika gjithmonë e më agresive ndaj  kundërshtarëve të tyre: disa ditë më parë, SHBA sekurestroi një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, veprim ky i lidhur me fushatën kundër Nicolas Maduros dhe aleatëve të tij. Anija u përshkrua si e një aksi që lidhte Karakasin, Iranin dhe Kubën. Ndërhyrja ndaj anijes mallrash që mbërrinte nga Kina po cilësohet si  përpjekje për të penguar planet e Republikës Islamike.

Pas konfliktit të shkurtër midis Izraelit dhe Iranit këtë verë, Garda Revolucionare e Iranit po tenton të përmirësojë arsenalin e saj të raketave dhe të blejë sisteme të reja, pasi bombardimet e IDF-së, së bashku me sulmet amerikane, shkatërruan pjesërisht disa vende ku iranianët prodhonin raketa me rreze të gjatë veprimi.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me shume se nje milion familje mbeten pa energji elektrike ne kiev 693d89b802b95
Lajmi i mëparshëm

​Më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike në Kiev

beke berisha nderon deshmoret ne malisheve dhe viziton kullen e uck se 693d90919639c
Lajmi i radhës

Bekë Berisha nderon dëshmorët në Malishevë dhe viziton Kullën e UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë