lufta per liri vazhdon zelensky ne diten e pavaresise ukraina nuk ka fituar ende por sigurisht nuk ka humbur 68ab18cc721cd

“Lufta për liri vazhdon”, Zelensky në Ditën e Pavarësisë: Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht nuk ka humbur!

August 24, 2025
min lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua se vendi i tij do të vazhdojë luftën për liri dhe pavarësi, ndërsa qytetarët ukrainas shënuan përvjetorin e shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, më 24 gusht.

Në një mesazh drejtuar kombit, Zelensky tha se Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një “paqe e drejtë”, ku siç theksoi, “e ardhmja jonë do të vendoset vetëm nga ne”.

Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht që nuk ka humbur,” shtoi ai.

Deklaratat e Presidentit ukrainas vijnë në një kohë kur Moska akuzon Kievin për sulme me dron ndaj infrastrukturës energjetike, përfshirë një incident të regjistruar në centralin bërthamor të Kurskut, në perëndim të Rusisë.

Zjarri që shpërtheu në një transformator u vu nën kontroll pa shkaktuar lëndime, ndërsa autoritetet konfirmuan se nivelet e rrezatimit mbetën brenda kufijve normalë.

IAEA – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, u shpreh e informuar mbi incidentin, duke ritheksuar thirrjen për mbrojtje të vazhdueshme të të gjitha strukturave bërthamore. “Çdo objekt bërthamor duhet të mbrohet në çdo moment,” deklaroi drejtori i saj i përgjithshëm.

Ndërkohë, në Kiev, atmosfera ishte solemne, por e vendosur. Festimet për Ditën e Pavarësisë u zhvilluan pranë Katedrales së Shën Sofisë, ku krahas Presidentit Zelensky mori pjesë edhe Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney.

Carney rikonfirmoi mbështetjen e Kanadasë për Ukrainën, duke premtuar një pako ndihme ushtarake me vlerë mbi 1 miliard dollarë kanadezë, përfshirë dronë, municione dhe mjete të blinduara. Ai theksoi: “Kanadaja do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ukrainën.”

Gjatë ceremonisë, i dërguari amerikan Keith Kellogg u nderua me Urdhrin e Meritës – shkalla e parë, për mbështetjen e ofruar ndaj Ukrainës. Pas fjalës falënderuese të Zelensky-t, Kellogg u shpreh: “Ne do ta bëjmë që kjo të funksionojë.”

Kreu i kabinetit presidencial ukrainas, Andriy Yermak, shkroi në Telegram “Në këtë ditë të veçantë – Ditën e Pavarësisë së Ukrainës – është veçanërisht e rëndësishme për ne të ndjejmë mbështetjen e miqve tanë. Dhe Kanadaja ka qëndruar gjithmonë pranë nesh.”

Po ashtu, Zelensky ndau me qytetarët një mesazh ngushëllues dhe motivues nga Mbreti Charles, i cili vlerësoi “shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas”, duke uruar bashkëpunim të mëtejshëm për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Fjalët e Mbretit janë një frymëzim i vërtetë për popullin tonë në këto kohë të vështira,” përfundoi Zelensky.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video epike intervista qesharake lojtari ndryshon fanellen me kundershtarin gazetarja nuk di ke ka ftuar 68ab17d4170bb
Lajmi i mëparshëm

Video epike/ Intervista qesharake! lojtari ndryshon fanellën me kundërshtarin, gazetarja nuk di kë ka ftuar

janevska per nje vit ndertuam 7 shkolla te reja jane rikonstruktuar 20 shkolla te tjera dhe po ndertohen 4 salla sportive 68ab1a363c99e
Lajmi i radhës

Janevska: Për një vit ndërtuam 7 shkolla të reja, janë rikonstruktuar 20 shkolla të tjera dhe po ndërtohen 4 salla sportive

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë