Lufta në Ukrainë, Trump: Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojë Kievit pajisje ushtarake përmes NATO-s!

July 11, 2025
min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë armë për Ukrainën përmes NATO-s dhe se do të bëjë një “njoftim të rëndësishëm” lidhur me Rusinë të hënën.

Në ditët e fundit, Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet për përfundimin e luftës me Ukrainën.

“Unë besoj se të hënën do të kem një njoftim të rëndësishëm lidhur me Rusinë,” tha presidenti amerikan në një intervistë për NBC News, duke refuzuar të japë detaje shtesë.

Në të njëjtën kohë, Trump diskutoi në rrjetin televiziv për një marrëveshje të re, siç e quajti ai, mes Shteteve të Bashkuara, aleatëve të tyre në NATO dhe Ukrainës për dërgimin e armëve amerikane në Kiev.

“Ne po dërgojmë armë në NATO dhe NATO do të paguajë për këto armë, 100%. Pra, ajo që po bëjmë është se armët që dërgojmë shkojnë në NATO dhe pastaj NATO do t’i japë këto armë Ukrainës, dhe NATO do të paguajë për këto armë,” shpjegoi Trump. “Ne po dërgojmë armë në NATO dhe NATO do të kompensojë kostot e plota të këtyre armëve,” shtoi ai.

Kjo është hera e parë që nga rikthimi i tij në presidencë që Trump njofton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Kiev, duke përdorur një nga privilegjet e tij si president, një veprim që ish-presidenti Joe Biden kishte realizuar shpesh gjatë administratës së tij, sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje.

Ekipi i Trump do të identifikojë pajisjet ushtarake nga rezervat e Shteteve të Bashkuara që do të dërgohen në Ukrainë, bazuar në të drejtën e presidentit amerikan për të tërhequr armë nga rezervat ushtarake për të ndihmuar aleatët e vendit që janë në një situatë emergjente, thanë burimet.

Njëra prej tyre vuri në dukje se kostoja totale e këtyre armëve mund të arrijë deri në 300 milionë dollarë.

Të martën, Trump kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin më shumë pajisje ushtarake në Ukrainë për ta ndihmuar atë të përballojë avancimin e ushtrisë ruse.

Ndër armët që mund të dërgohen në Kiev janë raketa për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot dhe raketa sulmuese me rreze të mesme veprimi. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim për pajisjet e sakta që do t’u dërgohen ukrainasve, tha një burim, i cili njoftoi se kjo do të vendosej të enjten.

Deri më tani, gjatë mandatit të tij të dytë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar vetëm pajisje ushtarake për të cilat ishte miratuar transporti nga administrata e mëparshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Një letërkëmbim i rrallë i vitit 1463 ku përmenden ilirët e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut)

Të fundit nga

​Edhe Interi tenton për Ardon Jasharin

Gjatë një takimi të zhvilluar në Milano me përfaqësues të Club Brugge, është raportuar në Belgjikë se Interi ka bërë një përpjekje serioze për të transferuar objektivin e Milanit, Ardon Jasharin. Zikaltërit

​Tridhjetë vjet nga masakra e Srebrenicës

Bosnja e Hercegovina sot shënon 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të
sqmken
ShkoLartë