lufta ne ukraine te dielen takim trump zelensky ne florida 694e9703ceafc

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

December 26, 2025
1 minut lexim

Takimi i pritshëm në Florida mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, vjen një javë pasi delegacioni amerikan i kryesuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, bisedoi me ato ruse dhe ukrainase. Sot Presidenti ukrainas teksa dha sinjale për një takim të afërt me Trump, tha se shumë mund të vendoset përpara fundvitit.



Zelensky, pasi u informua nga delegacioni i tij për rezultatet e bisedimeve la të hapur mundësinë e një zone të çmilitarizuar në rajonet lindore të vendit të tij. Ndërkohë, rusët ende nuk kanë dhënë sinjale të qarta pas bisedimeve në Miami fundjavën e kaluar.

Putin kërkon tërheqjen e Ukrainës nga rajonet lindore ndërsa këtë të premte, sipas Kommersant, ai ka zhvilluar një takim më sipërmarrës të cilëve u ka folur për centralin bërthamor të Zaporizhias, një nga temat e diskutuara nga delegacionet.

Kjo sipas Putin është ende një temë e hapur mes rusëve dhe amerikanëve. Sipas planit të propozuar për bisedimet e paqe, Centrali Bërthamor i Zaporizhias, që është më i Madhi në Evropë, mund të bashkëmenaxhohet nga SHBA, Ukraina dhe Rusia.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati i popullit veliajt iu shkel privatesia nga policia e burgjeve 694e95d476040
Lajmi i mëparshëm

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

ismaili votoni pdk dhe bedri hamzen per fatura te perballueshme te energjise elektrike 694e97ef3dddf
Lajmi i radhës

Ismaili: Votoni PDK dhe Bedri Hamzën për fatura të përballueshme të energjisë elektrike

Të fundit nga

Saka: I kam parë të gjitha

Superylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka zbuluar se ishte një tifoz i madh i lojtarit brazilian Neymar gjatë ditëve të tij në akademi. Sulmuesi anglez është bërë një nga lojtarët më të
ShkoLartë