lufta ne ukraine mbi 600 mije persona pa energji ne kiev pas sulmeve ruse 692af893a61b8

Lufta në Ukrainë, mbi 600 mijë persona pa energji në Kiev pas sulmeve ruse

November 29, 2025
1 minut lexim

Më shumë se 600 mijë banorë në rajonin e Kievit kanë mbetur pa energji elektrike pas një sulmi të natës nga Rusia, njoftuan autoritetet ukrainase.

Ministria e Energjisë tha se mbi 500 mijë prej tyre janë në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër në zonat përreth. Sipas BBC, Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike me 36 raketa dhe gati 600 drone, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Disa godina banimi u dëmtuan rëndë, ndërsa mes të plagosurve në Kiev është edhe një fëmijë 13-vjeçar. Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se kanë rrëzuar 558 drone dhe 19 raketa.

Sulmet vijnë ndërsa Ukraina po përgatitet për dimër dhe për bisedime të reja me SHBA-në mbi planin e paqes, për të cilin Presidenti Trump po shtyn palët ta pranojnë. Presidenti Zelensky ka thënë se mbështet përpjekjet diplomatike, por se Ukraina duhet të ruajë sovranitetin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

playstation 5 e mbyll vitin me stil pese lojerat e shumepritura qe vijne ne dhjetor 692af84ebf81e
Lajmi i mëparshëm

PlayStation 5 e mbyll vitin me stil, pesë lojërat e shumëpritura që vijnë në dhjetor

dita e clirimit kreret e shtetit homazhe ne varrezat e deshmoreve te kombit 692afd56e2a64
Lajmi i radhës

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Të fundit nga

ShkoLartë