lufta ne ukraine ky eshte qyteti ku do te zhvillohet takimi mes trump dhe putin 689b83606ca4b

Lufta në Ukrainë/ Ky është qyteti ku do të zhvillohet takimi mes Trump dhe Putin

August 12, 2025
1 minut lexim

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin do të mbahen në Anchorage , qyteti më i madh i Alaskës.



“Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet”, tha në një konferencë, sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan Sky News.

“Siç e ka thënë presidenti vazhdimisht, preferenca e tij e fortë do të jetë gjithmonë për paqen dhe partneritetin sa herë që këto rezultate mund të arrihen. Nuk ka asnjë udhëheqës në botë tani që ka qenë më i përkushtuar për parandalimin e luftërave ose përfundimin e tyre sesa Presidenti Trump.”, shtoi ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në takimin që do ta ketë me presidentin rus, Vladimir Putin më 15 gusht.

Trump u shpreh se bisedimet në Alaskë do të jenë të natyrës fillestare, dhe kanë për qëllim të bindin Putinin për t’i dhënë fund luftës, dhe që do të ketë “disa shkëmbime territoresh”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gramsh u asfiksuan nga zjarret mberrijne ne spital 10 persona pa rrezik jete 689b823488f66
Lajmi i mëparshëm

Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete

ganiu ne luboten varret e tyre mbeten deshmi e nje tragjedie qe nuk shuhet kurre nga kujtesa historike 689b83d871372
Lajmi i radhës

Ganiu në Luboten: Varret e tyre mbeten dëshmi e një tragjedie që nuk shuhet kurrë nga kujtesa historike

Të fundit nga

ShkoLartë