lufta ne lindjen e mesme godet trafikun ajror reduktohen fluturimet rritet cmimi i kerozines 69e8d62143002

Lufta në Lindjen e Mesme godet trafikun ajror: Reduktohen fluturimet, rritet çmimi i kerozinës

April 22, 2026
1 minut lexim

Lufta në Lindjen e Mesme tashmë ka ndikim serioz në trafikun ajror. Janë vërejtur shkurtime dhe anulime të fluturimeve, ndërsa çmimi i kerozinës, që nga fillimi i konfliktit në Iran është dyfishuar. Ana Marija Aleksova, kryetarja e Shoqatës së Agjencive Turistike, në një deklaratë për Alsat thotë se, për momentin, situata është e qëndrueshme. Megjithatë, nëse ndodh shtrenjtim, atëherë me shumë gjasë do të jetë nga 20 deri në 30 euro për udhëtar.

“Nga informacionet e deritanishme dhe komunikimi me partnerët, çmimet nuk do të rriteshin më shumë se 20 deri në 30 euro për person. Dhe nëse ndodh një situatë e tillë, agjencitë kanë të drejtë ligjore t’i njoftojnë klientët më së voni 20 ditë para nisjes për rritjen e çmimeve. Mendojmë se kjo nuk do të jetë vendimtare; nëse ka ndryshim të fluturimeve të caktuara, pra nëse për destinacione të caktuara ndërpriten ditë të caktuara, bëhet ndonjë ndryshim e të ngjashme”, deklaroi Ana Marija Aleksova, kryetare e Shoqatës Agjencive Turistike.

Ndërkohë Qeveria thotë se situata është e qëndrueshme dhe se shteti disponon me sasi të mjaftueshme të karburanteve për një periudhë më të gjatë kohore.

“Në këtë moment nuk janë evidentuar sfida në furnizim. Qeveria dhe institucionet përgjegjëse e ndjekin vazhdimisht gjendjen dhe janë në koordinim të rregullt me të gjithë aktorët relevantë në zinxhirin e furnizimit, përfshirë operatorët ekonomikë dhe furnitorët. Sipas analizave aktuale, nuk priten çrregullime në furnizim, as nuk ka indikacione për rreziqe ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, thanë nga Qeveria.

– Deri në këtë moment nuk ka sfidë furnizimi
– Sipas analizave nuk pritet krizë në furnizim

Për shkak të krizës së Kerozinës, Lufthansa do të reduktojë rreth 20.000 fluturime deri në tetor, me qëllim kursimin e afërsisht 40.000 tonëve karburant, çmimi i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të luftës në Iran. Kompania paralajmëroi heqjen e një pjese të linjave të shkurtra dhe joekonomike. Masa të ngjashme po ndërmarrin edhe kompani të tjera ajrore. SAS Scandinavian Airlines tashmë anuloi rreth 1.000 fluturime, ndërsa Air France-KLM vendosi kosto shtesë për relacione të gjata. /Alsat.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me tha do te te zhduk deshmitare ishin edhe arbri dhe monika ilir vrenozi tregon perplasjen me mirin 69e8cff799dfb
Lajmi i mëparshëm

“Më tha do të të zhduk, dëshmitarë ishin edhe Arbri dhe Monika”, Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin

isht nga 509 mbikeqyrje neper kompani 124 gjoba me vlere mbi 58 mije euro 69e8d76e0fdbb
Lajmi i radhës

ISHT: Nga 509 mbikëqyrje nëpër kompani, 124 gjoba me vlerë mbi 58 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë