lufta ne iran netanyahu kritikon ashper vendet europiane ju jeni te dobet 69cbd5ace7734

Lufta në Iran, Netanyahu kritikon ashpër vendet europiane: Ju jeni të dobët

March 31, 2026
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli po avancon në krijimin e aleancave me vendet arabe, ndërsa kritikoi ashpër udhëheqësit evropianë.



“Ne vazhdojmë të krijojmë aleanca me vendet arabe që po shqyrtojnë mundësinë e luftës përkrah nesh”, u shpreh Netanyahu.

Ai sulmoi gjithashtu liderët evropianë, duke i cilësuar si të dobët.

“Simboli i dobësisë së udhëheqësve evropianë është se ata më thonë privatisht se e dinë, por kanë frikë të flasin ose të veprojnë kundër Iranit”, u shpreh ai.

Sipas tij, Izraeli, ndryshe nga Evropa, po vepron pa hezitim.

“Ne e dimë, nuk kemi frikë dhe po veprojmë. Kjo po çon në një ndryshim në ekuilibrin strategjik. Ne po krijojmë aleanca që dikur dukeshin të pamundura”, shtoi kryeministri.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lajm i mire per shoferet me kategorine b do te mund te drejtoni motore deri ne 125 kubike 69cbd52150533
Lajmi i mëparshëm

Lajm i mirë për shoferët: Me kategorinë B do të mund të drejtoni motorë deri në 125 kubikë

vjen mendimi i komisionit te venecias per shqipen theksohet zbatimi praktik dhe nevoja per burime nga shteti 69cbd66d80084
Lajmi i radhës

Vjen mendimi i Komisionit të Venecias për shqipen, theksohet zbatimi praktik dhe nevoja për burime nga shteti

Të fundit nga

ShkoLartë