lufta ne iran bllokimi i hormuzit prek ekonomine boterore 69a807bfcaa42

Lufta në Iran, bllokimi i Hormuzit prek ekonominë botërore

March 4, 2026
1 minut lexim

Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.



Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

Ngushtica e Hormuzit kyç për interesat strategjike në rajon

Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë po ndodh edhe në konfliktin aktual. Sipas ekspertëve të ekonomisë, në rast se ngushtica e Hormuzit e përfshirë tani nga lufta mbetet e bllokuar rrezikohet ndjeshëm e gjithë ekonomia botërore. Teherani e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik.

Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës

Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.

Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja janë rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.

Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës./DW

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi vendos sot per zv ministrat e mbrojtjes dhe arsimit 69a8070c19a22
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi vendos sot për zv/ministrat e Mbrojtjes dhe Arsimit

bozhinovska rezervat shteterore te naftes jane stabile 69a80ce8d792b
Lajmi i radhës

Bozhinovska: Rezervat shtetërore të naftës janë stabile

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë