lufta ndaj droges shba te rrisin presionin ndaj venezueles 68ff93369f561

Lufta ndaj drogës, SHBA-të rrisin presionin ndaj Venezuelës

October 27, 2025
1 minut lexim

SHBA-të rritën presionin ndaj Venezuelës dhe presidentit Nicolas Maduro duke dërguar një tjetër anije luftarake në kryeqytetin e Trinidadit dhe Tobagos, Porti i Spanjës.

Shkatërruesi i Marinës Amerikane USS Gravely u ankorua në port dhe do të qëndrojë nga data 26 deri më 30 tetor. Ambasada e SHBA-ve në Trinidad dhe Tobago njoftoi se qëllimi është bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ndërkohë, Venezuela ka dënuar ashpër ankorimin e anijes amerikane, duke e cilësuar si një provokim ushtarak të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-ve.

Sipas autoriteteve venezueliane, gjatë stërvitjeve janë kapur disa mercenarë, të cilët dyshohet se kishin lidhje me shërbimet amerikane të inteligjencës dhe synonin të kryenin një sulm që më pas do t’i faturohej Venezuelës.

Presidenti Nicolás Maduro ka akuzuar më herët Uashingtonin për plane të ngjashme, përfshirë edhe një sulm të mundshëm me eksplozivë ndaj ambasadës amerikane në Caracas në fillim të tetorit.

Sipas Pentagonit, prania ushtarake amerikane në Karaibe është pjesë e luftës kundër trafikut të drogës, ndërsa të premten, në rajon është dislokuar edhe grupi i aeroplanmbajtëses “Gerald Ford.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

supremja prish vendimet e pzap se per dy asambliste rasti ne rivendosje 68ff9226cde85
Lajmi i mëparshëm

Supremja prish vendimet e PZAP-së për dy asamblistë, rasti në rivendosje

sanksionet ndaj naftes ruse orban pritet te takohet me presidentin trump 68ff94f144cf5
Lajmi i radhës

Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të takohet me Presidentin Trump

Të fundit nga

ShkoLartë