lufta me zjarret marin mema e pafalshme qe shqiperia ska flote ajrore per zjarrfikje 689bd060bc93c

Lufta me zjarret/ Marin Mema: E pafalshme që Shqipëria s’ka flotë ajrore për zjarrfikje

August 13, 2025
1 minut lexim

Gazetari Marin Mema ka reaguar lidhur me situatën dramatike të zjarreve, duke bërë thirrje për lutje dhe solidaritet me jetët e civilëve e të gjithë atyre që janë në vijën e parë të përballjes me flakët.

“Diskutimet dhe analizat e mëtejshme duhen bërë pas kalimit të kësaj situate tragjike. Përgjegjësitë, hetimi, dënimet e ashpra për zjarrvënësit, krijimi i strukturave më të plota e me mbështetje të vërtetë… të gjitha kërkojnë vëmendje të shtuar pas kësaj situate”, shkruan Mema.

Ai thekson se nuk mund të vazhdohet vetëm me pritjen e ndihmës nga jashtë, pa forcuar kapacitetet vendase: “Nuk mund të vazhdojmë pa patur një flotë avionësh. Prej kohësh çdo mbrojtje ajrore të Shqipërisë ja kemi lënë vendeve përreth. Qielli shqiptar ‘ruhet’ prej tyre! E pafalshme!”

Postimi:

Lutemi për jetën e civilëve dhe të gjithë atyre që janë në luftë me flakët. Diskutimet dhe analizat e mëtejshme duhen bërë pas kalimit të kësaj situate tragjike!

Përgjegjësitë, hetimi, dënimet e ashpra për zjarrvënësit, krijimi i strukturave më të plota e me mbështetje të vërtetë… të gjitha kërkojnë një vëmendje të shtuar pas kalimit të kësaj situate! Duhet analizë e plotë dhe jo si më herët! Analizë dhe reforma e ndërhyrje serioze! Nuk mund të pritet pafund vetëm ndihma, pa mbështetur strukturat vendase, pa rritur e krijuar të tilla që mund të përgjigjen ballë emergjencave… Duhen ndërhyrje! Nuk mundet të vazhdojmë pa patur një flotë avionësh… kemi kohë që çdo mbrojtje ajrore të Shqipërisë ja kemi lënë në dorë vendeve përreth! Qielli shqiptar “ruhet” prej tyre! E pafalshme!

Zot ndihmo të gjithë ata që po kalojnë e luftojnë në këtë situatë tragjike!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai vlen me 107 mije vota ne qeveri bdi ne grupin e tyre parlamentar flet maqedonisht 689bc7032c066
Lajmi i mëparshëm

Fetai: VLEN me 107 mijë vota në Qeveri, BDI në grupin e tyre parlamentar flet maqedonisht

keto jane ciftet e play offit te liges se kampioneve 689bd09cc1da1
Lajmi i radhës

Këto janë çiftet e play-offit të Ligës së Kampionëve

Të fundit nga

ShkoLartë