lufta me ukrainen lavrov akuza britanise dhe be se po nxisin shba te te heqin dore nga rruga diplomatike me rusine 691080256786e

Lufta më Ukrainën/ Lavrov akuza Britanisë dhe BE-së: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë

November 9, 2025
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi sot Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë dhe të angazhohet plotësisht në përshkallëzimin ushtarak kundër Moskës.

Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’,” deklaroi Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti.

Shefi i diplomacisë ruse shtoi gjithashtu se SHBA nuk ka dhënë ende “asnjë përgjigje thelbësore” për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore New START, që skadon në shkurt.

Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Moska do të reagojë nëse vendet perëndimore vendosin të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës. “Rusia do të përgjigjet bazuar në parimin e reciprocitetit ndaj çdo akti banditizmi,” theksoi ai, duke e cilësuar konfiskimin e fondeve si “të paligjshëm dhe pa bazë juridike ndërkombëtare”.

Ai paralajmëroi se sekuestrimi i aseteve nuk do të ndihmojë Kievin, ndërsa theksoi se disa vende të BE-së “nuk janë të gatshme të miratojnë verbërisht masa që mund të dëmtojnë reputacionin e eurozonës”.

Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia është ende në pritje të konfirmimit nga SHBA për vlefshmërinë e marrëveshjeve të arritura në samitin e Alaskës, të cilat, sipas tij, mbeten një kompromis i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës.

Amerikanët e kuptojnë se askush nuk e vë në dyshim integritetin territorial të Rusisë dhe zgjedhjen e popujve të Krimesë, Donbasit dhe Novorossisë për t’u ribashkuar me atdheun e tyre historik,” deklaroi Lavrov.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet i forte ne japoni leshohet paralajmerim per cunami 69107e7be21c5
Lajmi i mëparshëm

Tërmet i fortë në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

permes kenges se re katy perry zbulon arsyen e ndarjes nga orlando bloom 6910867347408
Lajmi i radhës

Përmes këngës së re Katy Perry zbulon arsyen e ndarjes nga Orlando Bloom

Të fundit nga

ShkoLartë