lufta me iranin trump do te perfundoje se shpejti 69b1b1316527e

Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti

March 11, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se ka mbetur pak për të synuar dhe duke përsëritur se vendimi për t’i dhënë fund konfliktit do të jetë vendimi i tij.



“Pak kjo e ajo… Sa herë që dua të mbarojë, do të mbarojë”, i tha ai Axios në një intervistë të shkurtër telefonike.

“Lufta po shkon shkëlqyeshëm. Jemi shumë përpara afatit. Kemi shkaktuar më shumë dëme sesa mendonim të ishte e mundur, madje edhe në periudhën fillestare gjashtëjavore”, tha Trump.

Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ka kapluar Lindjen e Mesme, pasi sulmet iraniane kanë goditur shtete fqinje, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që Izraeli po lufton gjithashtu kundër Hezbollahut në Liban.

Trump dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tani e tutje ali ahmeti keshillat politike do ti marre nga xhelil bajrami ish ministri i pdsh se i veteshpallur mason 69b1b07e16edc
Lajmi i mëparshëm

Tani e tutje Ali Ahmeti këshillat politike do t’i marre nga Xhelil Bajrami, ish ministri i PDSH-së, i vetëshpallur mason

do te ulet cmimi i naftes 69b1b70d7863d
Lajmi i radhës

Do të ulet çmimi i naftës

Të fundit nga

Arrestohet Gjesti

Është arrestuar këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kështu kanë bërë të ditur burime të medias. Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me
ShkoLartë