lufta kunder trafikimit te qenieve njerezore policia e shtetit shqiperia jo strehe per rrjetet kriminale 68925d87442c5

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Shtetit: Shqipëria, jo strehë për rrjetet kriminale

August 5, 2025
1 minut lexim

Mbrojtja e personave që largohen nga diskriminimi, përndjekja dhe konfliktet është detyrim ligjor dhe angazhim ndërkombëtar.

Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, përfaqësuesve të departamentit për Kufirin dhe Migracionin, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, UNHCR, dhe International Police Organization – IPO.

Sipas Policisë së Shtetit, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e azilit, menaxhimit të kufijve dhe identifikimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

“Shqipëria nuk do të shërbejë si rrugë kalimi apo strehë e sigurt për rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ky është një shembull i vendosmërisë së institucioneve ligjzbatuese për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor, si dhe për të goditur çdo formë të krimit të organizuar”, njoftoi Policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erkan arifi i drejtohet likoves 68925426ea540
Lajmi i mëparshëm

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

kosova nuk ia del edhe me finlanden 68925dff0e7df
Lajmi i radhës

Kosova nuk ia del edhe me Finlandën

Të fundit nga

ShkoLartë