lufta kunder ndertimeve pa leje ministrja kociu liste e zeze per subjektet shkelese prishje ose konfiskim i tyre 69174cb97cc0a

“Lufta” kundër ndërtimeve pa leje, Ministrja Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre

November 14, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me Kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ndoqën nga afër inspektimet ndaj disa objektive, të konstatuara në tejkalim të lejes së miratuar, në zonën e Farkës.

Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore tashmë në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim.

“Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit”, tha ajo.

Gjatë inspektimeve të deritanishme janë evidentuar një sërë shkeljesh, që variojnë nga mungesa e dokumentacionit teknik dhe e akteve të kontrollit, deri te moszbatimi i planeve të organizimit të kantierit dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit me shtesa në sipërfaqe. Për të gjitha këto raste, masat janë të menjëhershme dhe të paracaktuara në ligj.

“Vendosja e subjekteve shkelëse në listën e zezë, duke u pamundësuar marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, detyrimi që të gjitha kostot e prishjes t’i paguajë subjekti përgjegjës, konfiskimi i objektit për interes publik ose për strehim social, kur parashikohet nga ligji”, theksoi drejtuesja e MPB-së.

Ministrja Koçiu nënvizoi gjithashtu se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një operacion i pandalshëm për vendosjen e rregullit dhe standardit në territor.

“Askush nuk do të tolerohet. Do të ndëshkohet çdo shkelje, duke përfshirë edhe rastet kur autoritetet lokale ose funksionarë publikë implikohen apo mbyllin sytë ndaj paligjshmërisë,” u shpreh ajo.

Operacionet e kontrollit dhe ndërhyrjes ndaj veprimtarisë së ndërtimeve pa leje kanë nisur në fillim të nëntorit në gjithë vendin do të vijojnë pa ndërprerje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

era istrefi shfaqet mahnitese nxit dyshime per projekt te ri 69173a19d215d
Lajmi i mëparshëm

Era Istrefi shfaqet mahnitëse, nxit​ dyshime për projekt të ri

antoneli presion i madh kur ke maxin gati te te parakaloje 69174d151ca62
Lajmi i radhës

Antoneli: Presion i madh kur ke Maxin gati të të parakalojë

Të fundit nga

ShkoLartë