lufta deshtojne negociatat shba iran 69db6542024f0

Lufta, dështojnë negociatat SHBA-Iran

April 12, 2026
1 minut lexim

Negociatat maratonë mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Islamabad përfunduan pa një marrëveshje. Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, konfirmoi largimin e tij nga Pakistani pas dështimit të bisedimeve, duke theksuar se Uashingtoni kishte paraqitur një “ofertë përfundimtare dhe më të mirë”.



Sipas Vance, pengesa kryesore mbetet refuzimi i Teheranit për t’u angazhuar në mënyrë të qartë për heqjen dorë nga programi i armëve bërthamore.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se disa pika u dakordësuan, por mosmarrëveshjet për “dy ose tre çështje kyçe” bllokuan arritjen e një marrëveshjeje, duke fajësuar kërkesat e SHBA-së si të paarsyeshme.

Në sfondin e negociatave, tensionet u shtuan edhe në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin global të naftës. Irani mohoi pretendimet për lëvizje të anijeve të tij dhe paralajmëroi se çdo prani ushtarake në zonë do të përballet me “përgjigje të fortë”.

Ndërkohë, Pakistani u ka bërë thirrje të dyja palëve të ruajnë armëpushimin dhe të vijojnë përpjekjet diplomatike. Megjithëse aktualisht nuk është planifikuar një raund i ri negociatash, zyrtarët iranianë theksojnë se dialogu mbetet i hapur, duke nënvizuar se “diplomacia nuk mbaron kurrë”.

Dështimi i këtyre bisedimeve i lajmëruar nga Vance nga Islamabadi në mes të natës, tronditi botën, duke lënë të pasigurt rrugën drejt një marrëveshjeje të mundshme në të ardhmen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nikolloski 4 oferta per autobuset elektrike 69db540e1e8e0
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: 4 oferta për autobusët elektrikë

busulla e fundit nga agim ramadani rrefimi qe prek zemrat pas 27 vitesh nga kosharja 69db66357fd75
Lajmi i radhës

​Busulla e fundit nga Agim Ramadani – rrëfimi që prek zemrat pas 27 vitesh nga Kosharja

Të fundit nga

Nikolloski: 4 oferta për autobusët elektrikë

Procesi i tenderimit për furnizimin me autobusë të rinj ka përfunduar të hënën, ndërsa autoritetet do të nisin së shpejti me vlerësimin e ofertave të pranuara, këtë e deklaroi ministri i Transportit
ShkoLartë