Showgirl-i Luana Vjollca ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa foto të papostuara, nga klipi i këngës së saj më të fundit në bashkëpunim me këngëtaren Genta Ismajli.
Një album me foto mjaft sensuale, ku Luana shfaqet e veshur me një fustan të kuq pas trupit, që nxjerr në pah format elegante të shoëgirl-it.
Fotot e postuara në rrjete, Luana Vjollca i shoqëron me mbishkrimin “Ngjyra kuqe tërbon”.
Balada me titullin “Të dua” është një risjellje e këngës me të njëjtin titull, të publikuar në vitin 2012 nga këngëtarja Genta Ismajli dhe u kthye shumë shpejt në hitin e verës që lamë pas.
Kjo baladë shenjoi dhe rikthimin e Luana Vjollcës në tregun muzikor pas një periudhe mungese, ku ishte pjesë e projekteve të tjera mjaft të suksesshme.
Burimi: botasot.info


