luana vjollca shkelqen nga saint tropez me paraqitje joshese 68c73f1186879

Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse

September 15, 2025
1 minut lexim

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po i kalon në rivierën franceze, konkretisht në Saint-Tropez.

E njohur për stilin e saj ekstravagant dhe pamjen gjithmonë të kuruar, Luana ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet sensuale. Ajo është shfaqur e veshur me bikini jeshile me detaje dantelle dhe një sarong të hollë, ndërsa ka pozuar në vende të ndryshme – nga plazhet luksoze e restorantet buzë detit, deri tek rrugicat elegante të Saint-Tropez dhe brenda makinës së saj.

Në disa imazhe, Luana shihet duke shijuar kokteje, ndërsa në të tjera pozon me vetëbesim e elegancë para kamerës. Çdo detaj i dukjes së saj është menduar me kujdes – nga flokët e gjatë biondë deri te aksesorët dhe grimi i sofistikuar – duke kompletuar kështu një look veror e joshës.

Image

Luana Vjollca

Me këtë paraqitje, Luana jo vetëm që nxjerr në pah linjat trupore, por njëkohësisht sjell një reflektim të qartë të atmosferës së relaksuar dhe luksoze që karakterizon Saint-Tropez.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analiza e politico frika me e madhe e putin vjen nga brenda rusise 68c73d03d9065
Lajmi i mëparshëm

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

rama diella dielli jone kryeministri me ndihmen e saj 4000 ligje integrimin per nje vit 68c751b62eaf9
Lajmi i radhës

Rama: Diella, dielli jonë/ Kryeministri: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Të fundit nga

ShkoLartë