lsm paralajmeron protesta masive kerkojme rritje te te gjitha pagave jo vetem te pages minimale 696e978fad1d0

LSM paralajmëron protesta masive: Kërkojmë rritje të të gjitha pagave, jo vetëm të pagës minimale

January 19, 2026
1 minut lexim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëron protestat. Sipas sindikatës, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protestat mund të përshkallëzohen në një grevë të përgjithshme.

Nënkryetari i Këshillit të LSM-së për Sektorin Privat, Ivan Peshevski, deklaroi se pakënaqësia midis punëtorëve është e madhe dhe se sindikata është e gatshme për hapa më radikalë nëse Qeveria dhe punëdhënësit nuk i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për “TV Telma”, kryetari i LSM-së, Sllobodan Trajkovski, tregoi se data e saktë për fillimin e protestave do të përcaktohet javën e ardhshme, pas seancës së organeve dhe trupave më të larta të sindikatës.

“Askush nuk duhet të hezitojë ose të ketë frikë të na bashkohet. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për të drejta dinjitoze të punëtorëve”, thonë nga LSM.

Nga Sindikata theksojnë se paga minimale në Maqedoninë e Veriut është më e ulëta në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh se që nga janari i këtij viti, qeveritë në vendet fqinje e kanë rritur pagën minimale në 500 euro e më shumë.

Në të kundërt, sipas LSM-së, institucionet vendase dhe disa punëdhënës vazhdojnë t’i mbajnë punëtorët në prag të varfërisë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje milion denare per permendoren e ish kryetarit te shkupit 696e963e1d9d6
Lajmi i mëparshëm

Një milion denarë për përmendoren e ish-kryetarit të Shkupit

diten e vendimit per ballukun shehaj fton qytetaret te marrin pjese ne protesten para kushtetueses 696ea4168465d
Lajmi i radhës

Ditën e vendimit për Ballukun, Shehaj fton qytetarët të marrin pjesë në protestën para Kushtetueses

Të fundit nga

ShkoLartë