LSM nesër bllokon Qeverinë, pason greva e përgjithshme: Punëtori me minimale merr vetëm 17% të produktivitetit

February 16, 2026
min lexim

Objekti i Qeverisë nesër në mesditë do të jetë i bllokuar nga sindikalistët në shenjë proteste ndaj mos rritjes së pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera nga 100 euro. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thanë se kjo revolt sa vjen e shtohet pasi deputetët injoruan nismën e tyre për uljen e pagave -80% në mënyrë që të zvogëlohet baza e llogaritjes së pagës mesatare dhe minimale.

 “Vlerësojmë që pas bllokadës së nesërme do të gjejnë mirëkuptim pronarët e punëdhënësit sepse e panë që përkundër të gjitha kërcënimeve dhe shtypjeve nuk dorëzohemi dhe nuk do të heqim dorë derisa nuk i rrisin pagat minimale dhe pagat tjera. Shihemi nesër ora 11:00 para Qeverisë!”, theksoi Sllobodan Trendafilov, Kryetar i LSM-së

Kreu i LSM-së Sllobodan Trendafilov tha se hapi tjetër do të jetë greva gjenerale në gjithë sektorin publik dhe atë privat. Greva e përgjithshme pritet të mbahet në gjithë territorin e shtetit, gjithë të punësuarit në sektorin privat kanë të drejtë atë ditë të shkojnë në punë dhe mos të punojnë, të gjithë të punësuarit kanë të drejtë që atë ditë të bashkëngjiten në protestë që do ta organizojmë në grevën e përgjithshme.

Ky vendim do të merret pas protestës së nesërme, e cila pret nesër dhe vendimet e seancës së qeverisë.

 “Sa më shumë të vijnë në përkrahje të njëri-tjetrit, punëtorët aq më shumë do të marrin sepse shohin që nëse nuk përkrahen punëtorët, përfaqësuesit e qeverisë, jo vetëm kjo por edhe të kaluarat ashtu edhe përfaqësuesit e punëdhënësve, jo vetëm këta, por edhe ata që ishin përpara, nuk e shohin që të punësuarve iu duhet rrogë. Porosia e punëtorëve që dërgohet me frikën dhe mos daljen në rrugë dhe mos përkrahjen e luftës për rritje pagash, këta tjerët e marrin mesazhin se janë të kënaqur me pagat dhe se janë të frikësuar duke e dëgjuar më shumë politikën se sa të përpjekën për rritje të pagave”, tha Sllobodan Trendafilov, Kryetar i LSM-së.

Dialogu i fundit në Këshillin socio-ekonomik ishte qeveria dhe punëdhënësit kanë arsyetuar mos rritjen e pagave me produktivitetin në punë. Nga LSM dolën me shifra të Organizatës ndërkombëtare të punës që punëtorët e Maqedonisë prodhojnë më shumë se dyfishin e vlerës ekonomike të shumës që marrin.

Sipas treguesit për produktin e brendshëm bruto për orë pune, produktiviteti në Maqedoni arrin rreth 34 dollarë amerikanë në orë, duke tejkaluar mesataren botërore prej 23.27 dollarësh. Nëse merret parasysh koha mesatare mujore të punës prej 168 orësh, një punëtor krijon një vlerë ekonomike prej 297,024 denarë. Në të kundërt, paga minimale neto në vend është 24,379 denarë. Kjo sipas LSM-së nënkupton që një punëtor me pagë minimale merr vetëm 17% të vlerës që prodhon.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

milaim nela vizita e rames ne kosove ogur i keq per vendin 69933589c3e8b
Lajmi i mëparshëm

Milaim Nela: Vizita e Ramës në Kosovë, ogur i keq për vendin

izraeli hamasi ka 60 dite kohe per tu carmatosur ose do te rinisim operacionet 69935d4549940
Lajmi i radhës

Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë për t’u çarmatosur, ose do të rinisim operacionet

Të fundit nga

ShkoLartë