lsdm toshvkoski te jep doreheqje eshte pergjegjes per tragjedite e fundit 69aea41249834

LSDM: Toshvkoski të jep dorëheqje, është përgjegjës për tragjeditë e fundit

March 9, 2026
1 minut lexim

“Dorëheqja e Pançe Toshkovskit pas kaq shumë tragjedive dhe jetëve të humbura është hapi i parë drejt përgjegjësisë dhe një kusht themelor për çdo ndryshim në sistemin që ka dështuar të mbrojë viktimat. E përbashkët për të gjitha tragjeditë është dështimi i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Pançe Toshkovski”.

Kështu thonë nga LSDM, pas tragjedive të fundit në vend, prej ku thonë se “MPB u informua, u alarmua, por nuk pati reagim”.

“Në Veles, një përdhunues serial mori dy jetë – atë të Rosicës së re dhe babait të saj. Ministria e Brendshme e Toshkovskit dështoi përsëri. Edhe gjashtë muaj më vonë, një hetim paraprak është ende duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse 11 oficerë policie vepruan në mënyrë të përshtatshme”.

“Në Nagoriçan të Vjetër, një vrasës serik mori jetën e pesë grave, megjithëse banorët kanë raportuar dhe paralajmëruar me vite, Ministria e Brendshme nuk reagoi në kohë. Në tragjedinë në Koçan humbën 64 jetë, dhe Toshkovski, në vend që të merrte përgjegjësi, mbrojti eprorët e tij. Sa tragjedi dhe jetë të tjera duhet të humbasin? Kur institucionet dështojnë dhe kur humbasin jetë njerëzore për shkak të dështimeve sistemike, duhet të ketë përgjegjësi politike dhe morale. Duart tuaja janë të përgjakura“, thonë nga LSDM.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush eshte mojtaba khamenei udheheqesi i ri suprem i iranit 69ae9d946f88a
Lajmi i mëparshëm

Kush është Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit?

era istrefi publikon kengen e re me skena te nxehta ne videoklip 69aea5e002823
Lajmi i radhës

Era Istrefi publikon këngën e re me skena të “nxehta” në videoklip

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë