lsdm toshkovski po e shnderron mpb ne ne polici partiake te vmro dpmne se 687bea9d7012c

LSDM: Toshkovski po e shndërron MPB-në në polici partiake të VMRO-DPMNE-së

July 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 Korrik – LSDM akuzon ministrin e punëve të brendshme Panco Toshkovskin se po e shëndron ministrinë në polici partiake të VMRO-DPMNE-së.

“Në procedurë parlamentare është vendosur një projektligj i paparë dhe skandaloz, që përfaqëson një nga veprimet më të rrezikshme dhe antishtetërore të ministrit Pançe Toshkovski. Qëllimi është partizimi i plotë i policisë përmes shkatërrimit të sistemit të karrierës. Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov duken si fëmijë të pafajshëm krahasuar me atë që Toshkovski synon të bëjë me sistemin e sigurisë. Me Ligjin e propozuar për Policinë, Toshkovski synon ta politizojë plotësisht policinë, duke e rrënuar sistemin profesional dhe të karrierës brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, u shpreh Bogdananka Kuzevska nga LSDM.

Nga opozita kërkojnë menjëherë dhe urgjentisht të tërhiqen të gjitha ndryshimet e kontestuara.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne zheline eshte vendosur nen kontroll njofton drejtori i qmk se 687be5b20dbd3
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, njofton drejtori i QMK-së

aksident ne lezhe kembesorja perplaset nga automjeti dhe transportohet menjehere ne spital 687bf3fe131a4
Lajmi i radhës

Aksident në Lezhë, këmbësorja përplaset nga automjeti dhe transportohet menjëherë në spital

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë