SDSM

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

January 30, 2026
1 minut lexim

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro.

“Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa pasur para për punëtorët. Në vend që të gjejë justifikime për mosrritjen e pagave, qeveria e Mickoskit duhet të sigurojë para për rritjen e pagës minimale me 600 euro.

Maqedonia sot ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe në Evropë. Pasojat janë tashmë të dukshme. Punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia po largohen jashtë vendit në masë, të rinjtë po emigrojnë, dhe “punëtorët ekonomikë” po importohen tek ne.

Gjatë qeverisjes së LSDM-së, paratë përfunduan tek qytetarët, ne e rritëm pagën minimale nga 8.000 denarë në mbi 20.000 denarë dhe pagën mesatare nga 22.000 denarë në mbi 42.000 denarë.

Duke marrë parasysh gjendjen gjithnjë e më të vështirë ekonomike të punëtorëve dhe kërkesat e Federatës së Sindikatave, LSDM ka përgatitur zgjidhje të reja ligjore për: rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe ngrirjen e pagave të zyrtarëve.

Ja ku është një zgjidhje ligjore në tavolinë, tani do të shohim se cilat palë do të jenë në anën e punëtorëve dhe cilat do të mbeten në anën e tenderëve”, thonë nga LSDM.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk per ligjeratat e gjykates speciale ne shkolla po sulmohet lufta clirimtare 697c93b1da7e6
Lajmi i mëparshëm

PDK për ligjëratat e Gjykatës Speciale në shkolla: Po sulmohet lufta çlirimtare

USHTRIA E MAQEDONISE
Lajmi i radhës

RMV-ja renditet në vendin e 114-të, sipas fuqisë ushtarake

Të fundit nga

Burraj dhe Dauti shpallen më të mirët

Qyteti i Elbasanit priti Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës, një aktivitet që mblodhi afro 200 sportistë meshkuj dhe femra, përfaqësues të 12 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria. Garat u zhvilluan në
ShkoLartë