lsdm perjashton shilegovin filipce shilegov akuza te ndersjella per bashkepunim me vmro dpmne 69b9d1b5b8e16

LSDM përjashton Shilegovin! Filipçe-Shilegov akuza të ndërsjella për bashkëpunim me VMRO-DPMNE

March 18, 2026
1 minut lexim

Me vendimin e Bordit Ekzekutiv të partisë, LSDM përjashtoi Petre Shilegovin. Kreu socialdemokrat Vneko Filipçe thotë se vendimi u mor me konsensus dhe se askush nuk votoi kundër, pasi sipas tij, arritën në përfundimin se Shilegov është përpjekur ta përçajë LSDM-në duke punuar për VMRO-DPMNE.

“Me siguri i keni ato sondazhe, VMRO-DPMNE nuk ka pasur kurrë një rënie të tillë më parë dhe ne kemi rritje. E vetmja gjë që mund të bëjnë është ta ndajnë partinë nga brenda dhe kështu të na shtypin në mënyrë që të mund të qeverisin ashtu siç duan. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Një ndarje e tillë ndodhi në vitin 2021, 2024 me një fushatë nacionaliste dhe të rreme, në vitin 2025 vetë Shilegov tha se nuk ka punuar për LSDM-në”, tha Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

Për Petre Shilegovin, nisma për përjashtimin e tij nga LSDM është ngritur në kundërshtim me Statutin e partisë. Ai i bëri thirrje kreut të LSDM-së të vijë në Organizatën Komunale të partisë në Karposh dhe atje, së bashku me anëtarësinë, të diskutojë përjashtimin e tij, por edhe, siç shtoi ai, largimin e Filipçes. Përveç kësaj Shilegov akuzon se udhëheqja e aktuale e partisë po punon për VMRO-DPMNE-në.

“Thash se është e qartë se ekziston një marrëveshje që përcakton që LSDM duhet të jetë në gjendjen në të cilën është, të humbasë vazhdimisht temat dhe të lejojë që VMRO-DPMNE të fitojë dy mandate, me kusht që të mos i nënshtrohet hetimeve dhe ndjekjeve penale të mundshme”, u shpreh Petre Shilegov.

Edhe, Filipçe u pyet nëse vetë ai bashkëpunon me VMRO-DPMNE, por mohoi.

Përndryshe, Shilegov në LSDM deri më tani ka mbajtur postin e nënkryetarit të partisë, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Shkupit si kandidat nga radhët e socialdemokratëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

InShot 20260317 210703003
Lajmi i mëparshëm

Kostovski sfidon bashkimin e VLEN-it dhe BDI-së në Butel! Projekte konkrete për qytetarët përballë interesave personale!

macron shpjegon pse franca refuzoi te vepronte kunder iranit 69b9d267c810c
Lajmi i radhës

Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Të fundit nga

Shpërthen skandali në Itali

Ndeshja mes Interit dhe Atalantës në Serinë A është mbyllur mes polemikave me barazimin 1:1 pasi zikaltërit pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtari kryesor me vendimet e dhëna kundër tyre. Por ndër
ShkoLartë