lsdm obrm pdukm solli katastrofe maqedonia e para ne evrope per djegie te hapesirave nga zjarret 6889efdda8641

LSDM: OBRM-PDUKM solli katastrofë, Maqedonia e para në Evropë për djegie të hapësirave nga zjarret

July 30, 2025
1 minut lexim

LSDM në një kumtesë për media thonë se OBRM-PDUKM-ja ka dështuar plotësisht në përballimin me zjarret.

Gjithashtu nga LSDM thonë se vitin e kaluar në Maqedoni u dogjën 95,181 hektarë, sipas tyre, 8 herë më shumë se mesatarja në 17 vitet e fundit.

“95,000 hektarët e djegur me gjelbërim, pyje dhe kullota e vendosin Maqedoninë në vendin e parë në Evropë nëse krahasohet raporti midis sipërfaqes së djegur dhe sipërfaqes së tokës. Statistikat tregojnë se në vitin 2024 sipërfaqja më e djegur ishte në Portugali, rreth 140 mijë hektarë, pastaj në Turqi, rreth 119 mijë hektarë dhe në Maqedoni 95 mijë hektarë sipërfaqe e djegur”.

“Por Portugalia është dukshëm më e madhe me një sipërfaqe prej 92,000 kilometrash katrorë, Turqia ka pothuajse 800,000 kilometra katrorë dhe Maqedonia ka rreth 25,000 kilometra katrorë. Kjo do të thotë se për sa i përket sipërfaqes së tokës, Maqedonia ka territorin më të djegur në Evropë! Kjo është një katastrofë e madhe natyrore dhe ekologjike”.

“Pas asaj që po ndodh këtë vit, trendi për fat të keq do të jetë edhe më katastrofik – një katastrofë ekologjike. Më shumë se 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave maqedonase është djegur. Kjo do të thotë natyrë e shkatërruar, jetë, pronë dhe shëndet i rrezikuar i qytetarëve. Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski janë fajtorë për këtë katastrofë”, thonë nga LSDM.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

videoheronj ne termet mjeket mbrojne pacientin gjate operacionit ne rusi 6889ef6561a1f
Lajmi i mëparshëm

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi

santiana maloku shtatezene foto qe sipas ndjekesve ngjalle dyshime 6889f181ba9fa
Lajmi i radhës

Santiana Maloku shtatëzënë, foto që sipas ndjekësve ngjallë dyshime…

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë