lsdm me qeverine e mickoskit qytetaret po jetojne ne varferi e refuzoi edhe propozimin tone per page minimale 600 euro 6ade2b54a153b

LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro

October 25, 2026
min lexim

Çmimet vazhdojnë të rriten, pagat nuk e ndjekin ritmin e shtrenjtimit, ndërsa barra financiare mbi familjet bëhet gjithnjë e më e rëndë. Kështu e përshkruan gjendjen ekonomike Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, e cila akuzon Qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Sipas opozitës, shpenzimet mujore të një familjeje kanë arritur në nivele që nuk mund të mbulohen as me tri paga minimale, ndërsa nga janari paralajmërohen shtrenjtime të reja.

Në kumtesën e saj, LSDM thekson se pothuajse çdo muaj i këtij viti është shoqëruar me rritje të reja të çmimeve, duke e vështirësuar përballimin e nevojave themelore të qytetarëve. “Që nga fillimi i vitit, shpenzimet e jetesës janë rritur për 4.000 denarë.

Shporta minimale sindikale për muajin tetor tejkalon 70.000 denarë, ndërsa me përfshirjen e qirasë arrin pothuajse 90.000 denarë. As tri paga minimale nuk i mbulojnë shpenzimet themelore të një familjeje”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti pretendojnë se rreth 180 mijë punëtorë në vend marrin paga mujore më të ulëta se 31.200 denarë, ndërsa paga minimale vazhdon të mbetet në nivelin prej rreth 26 mijë denarësh.

“Punëtori punon gjatë gjithë muajit, por paga nuk i mjafton për të jetuar. Ky është realiteti pas përrallave të Mickoskit: jo ekonomia e tretë në Evropë, por standard jetese sa një e treta e atij evropian”, theksojnë nga LSDM.

Partia opozitare akuzon kryeministrin Mickoski se ka refuzuar propozimet e saj për përballimin e krizës së çmimeve, përfshirë rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe mbështetjen financiare për fermerët. Sipas LSDM-së, Qeveria ka qëndruar pasive përballë rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, pa ofruar masa të mjaftueshme për mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

“Mickoski i refuzoi masat e LSDM-së për mbrojtjen e standardit jetësor që në fillim të krizës. Refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh dhe mbështetjen për bujqit. Gjatë gjithë vitit sheh se si rriten çmimet, ndërsa refuzon t’u ndihmojë qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

LSDM kritikon edhe rebalancimin e ri të buxhetit, duke pretenduar se ai nuk parasheh masa konkrete për rritjen e pagës minimale, zbutjen e shtrenjtimeve apo mbështetjen e sektorit bujqësor. Sipas kësaj partie, në vend të politikave që do të ndihmonin drejtpërdrejt qytetarët, Qeveria po vazhdon me huamarrje dhe detyrime financiare që do të rëndojnë mbi gjeneratat e ardhshme.

“Edhe me rebalancimin e ri përsëri e njëjta gjë: nuk ka pagë minimale më të lartë, nuk ka masa kundër shtrenjtimeve, nuk ka ndihmë për bujqit. Ka borxhe të reja dhe interesa të larta, faturën e të cilave do ta paguajnë qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme”, thekson LSDM. Partia opozitare pretendon se gjatë dy viteve të qeverisjes së Mickoskit, borxhi është rritur për katër miliardë euro, shumë që, sipas saj, përfaqëson afërsisht gjysmën e borxhit të përgjithshëm të mëparshëm të shtetit. “Borxh mbi borxh, rebalancim pas rebalancimi, ndërsa për popullin nuk ka para. Qytetarët jetojnë gjithnjë e më vështirë”, thuhet në reagim.

Në fund, LSDM e lidh përkeqësimin e standardit jetësor me politikat ekonomike të Qeverisë, duke e akuzuar atë se u jep përparësi interesave partiake në vend të nevojave të punëtorëve dhe qytetarëve.

“Kjo varfëri është pasojë e vendimeve të Mickoskit: të mos ketë para për punëtorët, por vetëm për tenderët partiakë”, përfundon kumtesa e LSDM-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

glastonbury synon te rinjte billie eilish pritet te jete nje nga yjet kryesore te festivalit 6ade2a912495e
Lajmi i mëparshëm

Glastonbury synon të rinjtë, Billie Eilish pritet të jetë një nga yjet kryesore të festivalit

Të fundit nga

ShkoLartë