lsdm mbi 150 ndertime pa leje ne cair dhe qeveria hesht deri kur mickoski do te gjunjezohet para vlen it 686262e05c850

LSDM: Mbi 150 ndërtime pa leje në Çair dhe Qeveria hesht, deri kur Mickoski do të gjunjëzohet para VLEN-it

June 30, 2025
1 minut lexim

LSDM në një kumtesë për media thotë se Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski nuk po ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me ndërtimet pa leje në Çair.

“Në Makedonska Kamenicë, Ministria e Brendshme po ngre padi penale kundër një qytetari që e rinovoi çatinë e tij. Një çati – padi penale. 150 ndërtesa të paligjshme – asgjë.

Kjo është provë e gjallë e drejtësisë selektive dhe mbrojtjes politike të mafies urbane, veçanërisht kur ajo është e lidhur me partnerët e koalicionit të qeverisë”.

“Pse hesht kryeministri Hristijan Mickoski? Sa kohë do të gjunjëzohet para VLEN? A është edhe ai i përfshirë në skemën kriminale? LSDM kërkon një hetim të menjëhershëm, llogaridhënie për të gjithë të përfshirët – pavarësisht nëse janë kryetarë bashkie, këshilltarë apo zyrtarë të lartë të partisë. Nuk duhet të ketë të paprekshëm, pavarësisht nëse janë partnerë të koalicionit të Mickoskit!”, thonë nga LSDM.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagon bdi si po perdoren partite shqiptare per te cmontuar barazine 68626100754ce
Lajmi i mëparshëm

Reagon BDI: Si po përdoren partitë shqiptare për të çmontuar barazinë

fermeret te pakenaqur me cmimin e grurit thirrje per proteste para ministrise se bujqesise 6862635846495
Lajmi i radhës

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Të fundit nga

ShkoLartë