lsdm ende nuk ka pergjigje se si 5 ton droge e kaluan kufirin e maqedonise dhe perfunduan ne serbi 6985c3bcad6b4

LSDM: Ende nuk ka përgjigje se si 5 ton drogë e kaluan kufirin e Maqedonisë dhe përfunduan në Serbi

February 6, 2026
1 minut lexim

LSDM në një kumtesë për media thotë se ende nuk ka përgjigje se si kaluan 5 ton drogë kufirin e Maqedonisë dhe përfunduan në Serbi.

Nga LSDM thonë se është e qartë se pa mbështetjen e strukturave në qeveri, Ministrinë e Brendshme, Doganat, është e pamundur që 5 ton drogë të kontrabandohen përtej kufirit.

“LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen midis strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi. Qeveria hesht, ashtu siç hesht për fotografitë e Mickoskit me kriminelin Sime. Tani qytetarët po shikojnë një fushatë mediatike me sekuestrime kanabisi dhe përpjekje të qeverisë për të shpërqendruar nga pyetja kryesore: kush lejoi që 5 ton drogë të kalonin kufirin?”.

“Kjo është një farsë e madhe dhe nëse bëhet fjalë për kanabis të ligjshëm, atëherë mund të hapet një problem i ri. Cilat janë faktet? Baza ligjore për prodhimin e kanabisit mjekësor në Maqedoni u krijua nga OBRM dhe Nikola Gruevski me ndryshimet në Ligj më 9 shkurt 2016. Licenca e parë për kultivimin e kanabisit mjekësor në Maqedoni u lëshua në shkurt 2017 gjatë periudhës së OBRM-së”, thonë nga LSDM.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump hap faqe interneti per shitjen direkte te barnave ja cfare synohet 6985bdc84eded
Lajmi i mëparshëm

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

e quajti pervers gruaja e mirit i pergjigjet babait te selines 6985c5f87692b
Lajmi i radhës

E quajti ‘pervers’, gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selinës

Të fundit nga

Guardiola e mbron qëndrimin e tij

Pep Guardiola mbrojti qëndrimin e tij për të folur rreth konflikteve globale duke pyetur: “Pse të mos shpreh atë që ndjej, vetëm sepse jam trajner?” Të martën, trajneri i Manchester City tha
ShkoLartë