lsdm duhet te kete pergjegjesi politike dhe penale per katastrofen ekologjike ne shkup 68c7cfe6669a0

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për katastrofën ekologjike në Shkup

September 15, 2025
1 minut lexim

LSDM ka reaguar për djegien e deponisë “Vardarishte” e cila shkaktoi edhe ndotje të ajrit. Nga partia opozitare maqedonase thonë se “Maqedonia ka qeveri të paaftë që tregon histori ndërsa deponitë dhe fabrikat digjen.

“Mbi 500 mijë banorë të Shkupit dhe zonës përreth po mbyten në tym toksik nga zjarret në Trubarevo, Drisla dhe Vardarishte, dhe qeveria po fshihet pas historive të sajuara për “sulme hibride”. Ndërsa qytetarët thithnin substanca kancerogjene, institucionet reaguan me vonesë, madje as nuk dolën në kohë për të informuar qytetarët, për të dhënë rekomandime ose për t’u treguar atyre se si të mbrohen”.
“Banorët e Shkupit ende nuk e dinë shkallën e ndotjes, a është plotësisht e sigurt, sa mbeturina toksike u dogjën, cili ishte përqendrimi i substancave toksike, gërryese dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut? Qeveria e Mickoskit është më përgjegjësja për katastrofën ekologjike që po ndodh me zjarret, përfshirë edhe në deponitë që menaxhohen pikërisht nga “.
“Mjaft histori, për këtë ekocid, për këtë katastrofë ekologjike në Shkup dhe Maqedoni duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale. Përveç Trubarevës, Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin për zjarret në Vardarishte dhe Drisla, ku do të përfshihen të gjitha strukturat aktuale të menaxhimit në kohën e zjarreve, të cilat lejuan të ndodhte një katastrofë ekologjike me pasoja të rrezikshme për shëndetin”, thonë nga LSDM.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me 4 shenjat me fatlume te horoskopit nje cikel i veshtire mbaron nje rruge e re fillon 68c7cbb1c0e68
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me 4 shenjat më fatlume të horoskopit! Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë