lorella cuccarini ylli qe magjeps publikun per dekada mbush 60 vjec 6898c66032140

Lorella Cuccarini, ylli që magjeps publikun për dekada mbush 60 vjeç!

August 10, 2025
min lexim

Balerinë, prezantuese, aktore, këngëtare, trajnere tek emisioni televiziv ”Amici” i Maria de Filippi-t por mbi të gjitha, ende e konsideruar si “më e dashura e Italisë”, Lorella Cuccarini ”shuan” sot 60 qirinjtë e datëlindjes së saj.

Këtë vit, siç e donte fati, ka një sërë festimesh dhe përvjetorësh për të. Pesë tetori do të shënojë edhe 40 vjet të karrierës së Lorella-s, që kur Pippo Baudo e prezantoi për herë të parë me audiencën e së shtunës në mbrëmje të Rai1 me ”Fantastico”.

Cuccarini është martuar prej 35 vitesh me Silvio Capitta-n, një producent muzikor dhe televiziv. Më të dashuruar se kurrë, ata kanë katër fëmijë të rritur: Sara, pothuajse 31 vjeç, Giovanni, 29 vjeç, dhe binjakët Chiara dhe Giorgio, 25 vjeç.

E lindur në Romë në vitin 1965, Lorella Cuccarini e filloi karrierën e saj në vallëzim në moshën nëntë vjeç, duke ndjekur shkollën e vallëzimit të Enzo Paolo Turchi-t.

Suksesi i saj i madh në media erdhi në mesin e viteve 1980: karriera e saj mori hov në vitin 1985, kur Baudo i ofroi rolin e balerinës së parë në ”Fantastico 6” (duke zëvendësuar Heather Parisi-n), ku u konfirmua edhe për vitin pasardhës.

Ndër rolet e saj përfshihen ”Festival”, ”Odiens”, ”Paperissima” dhe ”Buona Domenica”, një program i organizuar në vitin 1995 me Amadeus, me të cilin u ribashkua në vitin 2024 në skenën Ariston në Sanremo.

Një synim që ajo e kishte arritur tashmë në vitin 1993 përkrah Pippo Baudos dhe ku konkurroi edhe në vitin 1995 me këngën “Un altro amore no”.

Në vitin 2019, ajo debutoi si prezantuese e një programi të përditshëm: edicioni 2019-2020 i programit të lajmeve të pasdites ”La vita in diretta”, së bashku me Alberto Matano.

Përvoja e saj me programin përfundoi disi turbulente, me largimin e saj nga Rai. Kështu, Cuccarini u rikthye në Mediaset, e zgjedhur nga Maria De Filippi si mësuese vallëzimi në shkollën ”Amici”. Cuccarini gjithmonë e ka theksuar, në intervista, angazhimin e saj për ta ndarë këtë shkathtësi me të rinjtë.

”Në Amici përpiqem të jem pranë tyre, t’i motivoj, t’i mbroj dhe madje t’i qortoj nëse është e nevojshme. Por hapi më i rëndësishëm ndërmerret prej tyre përmes punës së tyre, por megjithatë forca dhe streha ime e sigurtë mbetet familja ime, … burri dhe fëmijët e mij”, thekson ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluks udhetaresh ne kakavije policia kufitare po punojme me ritme te pershpejtuara 6898c3180a532
Lajmi i mëparshëm

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

fetai padit qamil kovacin per shpifje shihemi ne gjykate 6898ca5ea90f4
Lajmi i radhës

Fetai padit Qamil Kovaçin për shpifje: Shihemi në gjykatë

Të fundit nga

ShkoLartë